Fitorja, e cila zgjati vetëm 57 minuta, edhe ishte e parashikuar, por tenistja e talentuar dëshmoi se është një prej tenisteve të së ardhmes.

Serena, në anën tjetër shfaqi një formë autoritare dhe shënoi fitoren e 23-të të saj radhazi për ta rreshtuar veten në mesin e favoriteve për ta fituar garën e parë të vitit të ri.



Në mesin e meshkujve, numri 2 i botës Novak Djokovic po ashtu ka arritur në rundin e dytë të Australian Open pasi shënoi fitore komforte në tre sete (6-3, 7-6, 6-1) ndaj Lukas Lacko.

Slloveni Lacko kishte disa tentime për të befasuar Djokovicin, sidomos gjatë setit të dytë që u mbyll ngushtë (7-6), por u dorëzua në setin e tretë dhe vendimtar (6-1). /Telegrafi/ 

telegrafi sport app