LAJMI I FUNDIT:

Antonio Conte i hapur për të marrë drejtimin e Manchester United – por italiani ka ende disa rezerva

Antonio Conte i hapur për të marrë drejtimin e Manchester United – por italiani ka ende disa rezerva

Manchester United mund të jetë së shpejti në kërkim të një trajneri, e një njeri që pritet të jetë ndër kandidatët kryesorë – nëse hapet rruga, është ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte.

Sipas një raportimi, italiani është i hapur ndaj idesë për të pasuar Ole Gunnar Solskjaer, por vetëm në kushte të caktuara.

Emri i Contes po lidhet edhe një herë me Djajtë e Kuq pas humbjes së tyre katastrofike 5-0 ndaj Liverpool të dielën.

Ole Gunnar Solskjaer po i bënë valixhet gati, do të shkarkohet nga Unitedi
Lexo po ashtu Ole Gunnar Solskjaer po i bënë valixhet gati, do të shkarkohet nga Unitedi

Natyra e humbjes e lë në ekuilibër të ardhmen e Solskjaer në klub, gjë që mund të – të paktën teorikisht – t’i hapë derën Conte për të plotësuar pozicionin.

Megjithatë, ndërsa 52-vjeçari mendohet se është i prirur për këtë ide, sipas MEN, ai ka ende disa rezerva.

Tifozi i Manchester United siguroi fanellën e Friminos edhe pse skuadra e tij u mposht 5-0 në Old Trafford
Lexo po ashtu Tifozi i Manchester United siguroi fanellën e Friminos edhe pse skuadra e tij u mposht 5-0 në Old Trafford

Burimet i thonë mediumit me bazë në Mançester se Conte fillimisht do të kërkonte garanci për drejtimin e klubit dhe se ai nuk do të ndikohej në vendimmarrjen e tij nga ‘forcat e transferimeve’.

Si një trajner i nivelit elitar, ai gjithashtu ka shumë të ngjarë të kërkojë fjalën e fundit për transferimet, diçka që do të komplikohej pak nga Ed Woodward që ende aktualisht mban pozicionin e tij si nënkryetar i klubit.

Scholes insiston se mbrojtja e Chelseat është më e dobëta, madje më e dobët se ajo e Unitedit
Lexo po ashtu Scholes insiston se mbrojtja e Chelseat është më e dobëta, madje më e dobët se ajo e Unitedit

Woodward dha dorëheqjen në prill pas përpjekjes për shkëputje nga Superliga nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, por pavarësisht kësaj, asnjë plan për largimin e tij ende nuk është zyrtarizuar.

Conte është aktualisht një nga trajnerët e paktë të disponueshëm në treg me një histori të dëshmuar për fitimi  të titujve.

Ronaldon e 'lëshuan' nervat: Shqelmoi lojtarin e Liverpoolit derisa qëndronte në tokë
Lexo po ashtu Ronaldon e 'lëshuan' nervat: Shqelmoi lojtarin e Liverpoolit derisa qëndronte në tokë

Italiani udhëhoqi Interin drejt Scudettos në fillim të këtij viti, pasi kishte fituar më parë Ligën Premier në sezonin e tij të parë me Chelsean në vitin 2017.

Largimi i tij i fundit nga Milano flet për atë që ai vendos në kontrollin e transferimeve, pasi Conte u largua nga Serie A pasi u detyrua të shiste lojtarët e tij më të mirë për të balancuar librat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori