LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua: Do ta ha Wilderin (Foto/Video)

Anthony Joshua: Do ta ha Wilderin (Foto/Video)

Kampioni i shumëfishtë i kategorisë së rëndë në boks, Anthony Joshua, i është kundërpërgjigjur pohimeve të Deontay Wilder se ai është gati të luftojë ndaj britanikut.

Wilder arriti të mposhtë në mënyrë spektakolare Bermane Stivernen duke vazhduar serinë e pamposhtshmërisë.


Ai zgjeroi serinë në 39 fitore nga 39 ndeshje me 38 nokaute, kur terrorizoi Bermane Stivernen të cilin e rrëzoi tri herë në ring brenda raundit të parë.

Momenti kur Wilder degjeneroi me nokaut Stivernen në raundin e parë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Momenti kur Wilder degjeneroi me nokaut Stivernen në raundin e parë (Foto/Video)

Me të përfunduar dueli, Wilder ju adresua Joshuas në intervistë duke thënë se ai është gati të përballet kur do dhe ku do që dëshiron ky i fundit. Wilder po ashtu potencoi se më nuk ka arsyetime dhe nuk duhet të t’i ikë një përballje.

Joshua duke u përgatitur intensivisht. Foto: Getty Images

Menjëherë ka ardhur përgjigja e Eddie Hearn, promotorit të njohur të Joshuas, i cili po planifikon një duel të dyshes për vitin 2018.

Promotori i kampionit britanik në WBA dhe IBF ka konfirmuar se Joshua fare nuk është impresionuar nga deklaratat e Wilderit.

“Mendoj se në vitin 2018 ne duam ta shohim Deontay Wilderin ndaj Anthony Joshuas, s’ka dyshim këtu”.

“Unë isha vërtet i interesuar të shoh peshën e Deontay Wilderit. Dhe atë ja tregova edhe vet Joshuas”.

Deklarata e Wilder: I shpalli luftë Joshuas, mos ikë më, mos u arsyeto!
Lexo po ashtu Deklarata e Wilder: I shpalli luftë Joshuas, mos ikë më, mos u arsyeto!

“Përgjigjen e tij nuk do duhej t’ua tregoj, por ishte: “do ta ha atë”. Dhe diferenca në peshë është e madhe. Po flasim për disa kilogramë dallim mes tyre”, deklaroi Eddie Hearn.

Wilder dhe Joshua pritet që të përballen në verën e vitit të ardhshëm në Wembley të Londrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori