LAJMI I FUNDIT:

Wilder i egër, i shpallë luftë Joshuas: Mos ikë më, mos u arsyeto, eja në ring! (Foto/Video)

Wilder i egër, i shpallë luftë Joshuas: Mos ikë më, mos u arsyeto, eja në ring! (Foto/Video)

Deontay Wilder pas fitores së tij spektakolare ndaj Bermane Stiverne ka bërë pohime të jashtëzakonshme në drejtim të kampionit tjetër të botës, Anthony Joshua.

Pasi mbrojti titullin e WBC, Wilder ka shprehur gatishmërinë për të unifikuar titujt sa më shpejt.


Ai dëshiron menjëherë një duel me Anthony Joshuan dhe atë nuk ka hezituar ta quaj frikacak dhe ka kërkuar prej tij që të mos shmanget më dhe të mos arsyetohet.

Sipas tij, oferta e promotorit, Eddie Hearn që ai të luftojë së pari me boksierin Dyllan White nuk qëndron, pasi sipas tij mbreti nuk i lufton pasuesit e mbretërve, por mbreti i lufton mbretërit.

“Kam shumë frustrim. Karriera ime ka qenë e çmendur. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri. Unë e di që jam më i miri. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri”.

“Unë e pres këtë luftë një kohë të gjatë. Më dëgjo Anthony Joshua. Unë të shpalli luftë. Unë ka kohë që të pres. Që një kohë të gjatë të pres. Unë e di se jam kampioni e di se jam më i miri. A je gati të më sfidosh?”.

“E përgëzoj Stivernen për kurajën e tij për të hyrë në ring. Duhet shumë guxim për të hyrë me mua në ring. Së paku ai hyri në ring. Ishte luftëtar i pastër. Të dua Stiverne”.

“Unë kam zemrën e një luani, unë jam mbreti. Askush s’mund të krahasohet me mua. Gjërat që unë bëj në ring janë të çmendura. Jam shumë i bindur në atë që bëj dhe sonte e dëshmova këtë”.

“Një mbret nuk i ndjek fshatarët. Mbreti ndjek mbretërit. Unë e dua Joshuan në ring. Nëse ata nuk duan të luftojnë, ka boksierë të tjerë. Po më ofrojnë luftën ndaj Dyllan White, por mbreti nuk i ndjek fshatarët. Bota e do Joshuan ndaj meje. Unë e dua Joshuan. Nuk ka më arsyetime. Nuk ka më shmangie. Nuk ka më fjalë. Unë jam më i miri, luftoj ndaj më të mirëve. A je gati? Eja këtu i dashur”.

“Unë shkoj ku do në botë për të luftuar me të. Unë kam shkuar në Rusi. Do të shkoj edhe në Angli po ashtu. Jam i gatshëm”, u shpreh Wilder pas përfundimit të duelit në mes të ringut.

Pohimet e Wilder janë spektakolare dhe mbetet të shihet veprimi i ardhshëm i Joshuas, i cili patjetër se do të duhet që të dëshmojë supermacinë e tij ndaj artistit të nokautove nga Alabama, Bombarduesit të Bronztë, Deontay Wilder. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori