LAJMI I FUNDIT:

Ankthi pa fund, pritja për të zhdukurit vazhdoi edhe në 2023

Ankthi pa fund, pritja për të zhdukurit vazhdoi edhe në 2023

Në 15 lokacione të ndryshme të Kosovës, u gërmua për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

Në disa prej tyre u gjetën edhe mbetje mortore, por megjithatë familjarët e personave të zhdukur thonë që institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë çështje, e cila është politizuar viteve të fundit.


Qe 24 vite është në kërkim të saj.

Sali Muhaxheri nga Komuna e Ferizajt pret nga institucionet që të zbardhet fati i bashkëshortes së tij, që është zhdukur që nga prilli i vitit 1999.

“Unë e kam bashkëshorten e zhdukur me 16 prill të 1999, është zhdukur dhe nga ai moment më nuk dihet për fatin e saj, bashkë me bashkëshorten ka qenë edhe një grua e kushëririt edhe ajo është e zhdukur bashkë me të, edhe e njëjta është edhe për të nuk dihet për fatin e saj, komunën tonë janë edhe 16 të pagjetur”, tha Sali Muhaxheri, familjar.

Muhaxheri i cili është edhe kryetar i shoqatës për persona të zhdukur në komunën e Ferizajt, thotë se shpresa e familjarëve është zbehur, meqë kanë kaluar më shumë se dy dekada.

“Kur të bisedoj me familajrët pyetja e parë e tyre është çka ka të re, gjithmonë kur të vijnë familjarët, e kanë a ka dicka të re, është problem edhe me familjarët me bisedu sepse me të vërtet kaluan shumë vite, edhe nuk po shihen rezultate, shohim vitet e fundit, ose këtë vit kemi parë disa gërmime në territorin e Kosovës, ku janë gjetur disa mbetje mortore janë shkuar në IML, derisa të ju bëhet ADN-ja e tyre, dhe nuk e dim se cilit terren i përkasin”, tha Muhaxheri.

Në Kosovë, gjatë vitit 2023 ekipet e institucioneve përgjegjëse, gërmuan në 15 lokacione nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

“Rreth 7 lokacione kanë qenë me gjetje, që dyshohet që janë me interes që janë të personave të zhdukur, që minimum duhet të jetë numri, minimum 17 i trupave apo personave që ne presim që janë në listën e personave të zhdukur, dhe kur te kemi rezultatet e ADN-së, do të dihet saktë”, tha Andin Hoti, kryetar i Komisionit qeveritar për për personat e zhdukur.

E një hap i rëndësishëm, për këtë proces po konsiderohet edhe miratimi i deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur mes Kosovës e Serbisë, por megjithatë e njëjta nuk është se është zbatuar nga pala serbe.

Për këtë sipas Andin Hotit, nevojiten edhe kushtëzime për shtetin serb.

“Komisioni i përbashkët që do të themelohet, nga BE-ja, jo nga ne përbehet prej dy antarëve të BE-së, dy të Kosovës e dy të Serbisë, dmth be-ja është direkt i involuar me këtë cështje, ne në të kaluarën, nëse jemi shku dhe jemi anku në Bruksel, të miqtë tanë se Serbia, nuk po jep infomacione dhe Serbia ka shkuar në Bruksel, se ne japim dhe nuk kemi arrit rezultate, tash BE-ja është aty dhe e sheh cka po ndodhë, dhe do refelektojë direkt”, tha Hoti.

Derisa, krerët institucional vazhdimisht thonë se janë duke punuar për këtë, familjarët e të zhdukurve gjatë luftës, kërkojnë që nëse jo eshtrat e familjarëve, të njëjtit të u hapin derën, e të interesohen për gjendjen e tyre.

“Po bëhen 24 vite dhe institucionet mungojnë, në këto cështje ose të familjarët kur i kemi përvjetorët kur i kemi disa sene, një herë me ardhe dhe meja qel derën, një familjes dhe me i thënë se në cfarë kushte po jeton”, shtoi Muhaxheri.

Përderisa në Kosovë janë kryer një sërë gërmimesh, në Serbi, pavarësisht informacioneve, gërmimet kanë qenë vështirë të realizueshme, kryesisht nga mungesa e gatishmërisë së institucioneve serbe për të bashkëpunuar për këtë çështje, përderisa numri i personave të zhdukur nga lufta mbetet në mbi 1 mijë e 600 persona, raporton RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori