LAJMI I FUNDIT:

Ankesat në iPhone 12 nuk ndalen: Ekranet bëhen ‘jeshil’

Ankesat në iPhone 12 nuk ndalen: Ekranet bëhen ‘jeshil’

Apple ka prezantuar vetëm kohët e fundit një seri të re të modeleve të iPhone 12, dhe përdoruesit tashmë ankohen se ka probleme të caktuara me pajisjet e tyre.

Gjegjësisht, rrjeti social Twitter po përhap video dhe fotografi të përdoruesve të cilët pretendojnë se ekranet e modelit iPhone 12 po bëhen “të gjelbra”, gjë që ndërhyn në funksionimin normal, transmeton Telegrafi.


Sipas DxOMark, një portal në Internet që merret me “testimin e pavarur të telefonave, lenteve dhe kamerave”, ekziston një problem i madh me serinë iPhone 12 kur bëhet fjalë për përpunimin e ngjyrës së verdhë, dmth shfaqen variacione të ndryshme të së verdhës, nën çdo ndriçim.

Media e Koresë së Jugut “Asian Economy” raporton se ata u thanë nga Apple se “ata kanë disa raste të raportuara, të cilat aktualisht janë nën hetim”.

Përveç këtij problemi, disa përdorues kanë raportuar probleme me iPhone 12 Mini.

Ekrani i iPhone 12 Mini është pothuajse i pathyeshëm
Lexo po ashtu Ekrani i iPhone 12 Mini është pothuajse i pathyeshëm

Raportohet se, ekrani nuk përgjigjet kur përpiqeni të shkyçni telefonin. /Telegrafi/