LAJMI I FUNDIT:

Ankesat e Jude Bellingham ndaj gjyqtarëve, shifrat i japin të drejtë anglezit

Ankesat e Jude Bellingham ndaj gjyqtarëve, shifrat i japin të drejtë anglezit

E njëjta gjë çdo javë. Real Madridi luante kundër Almerias, Jude Bellingham i foli gjyqtarit Hernandez Maeso, duke i kërkuar që t’i jepte një faull, që ishte i dukshëm.

Anglezi mori gjithsej katër shkelje nga lojtarët kundërshtarë, ndërsa në njërin faull të gjykuar, ai ra dakord më gjyqtarin duke i thënë: “ Oh Zoti im… shkëlqyeshëm”.


E vërteta është se të dhënat i dhënë të drejtë Bellinghamit. Në këtë pikë, anglezi është lojtari i dytë në pesë ligat kryesore që merr më shumë faulle, gjithsej 72, vetëm pas Mattia Zaccagnit të Lazios që ka marr 75 faulle.

Te Real Madrid ka një shqetësim për atë që konsiderohet mungesë mbrojtjeje ndaj një futbollisti që ngrit nivelin e La Ligës, e cila ka pasur shumë nevojë për referenca të mëdha vitet e fundit. Dhe kjo ju jep të drejtë protestave të Bellinghamit, i cili konsideron se ka marrë shumë më tepër faulle se ato që i janë dhënë.

Jude Bellingham do të mungojë në ndeshjen e së shtunës së ardhshme kundër Las Palmas për shkak të pezullimit. Anglezi ka pesë kartonë të verdhë në La Liga, shumë prej tyre për protesta pas ndërhyrjeve të rivalëve që nuk u sanksionuan.

Jude Bellingham, galaktiku i ri i Real Madridit
Lexo po ashtu Jude Bellingham, galaktiku i ri i Real Madridit

Situata është përsëritur në Ligën e Kampionëve, ku lojtari madrilen tashmë është paralajmëruar dy herë dhe për këtë arsye është një hap larg pezullimit.

Për më tepër, numri 5 i Real Madridit ka marr kartonë edhe në Kupë e Spanjës edhe në Superkupën e Spanjës, gjë që e çon totalin e tij në nëntë kartonë të verdhë në 26 ndeshje të luajtura.

Të dhëna befasuese për të thënë të paktën për një futbollist të prirur për të marrë faulle sesa për t’i bërë ato. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori