LAJMI I FUNDIT:

Anija po shkonte drejt fundosjes, ekuipazhi bie në Detin e Veriut – momenti i kërcimit dhe shpëtimit të tyre nga helikopterët

Anija po shkonte drejt fundosjes, ekuipazhi bie në Detin e Veriut – momenti i kërcimit dhe shpëtimit të tyre nga helikopterët

Ekuipazhi holandez është transferuar drejt sigurisë pasi u detyruan të hidheshin në Detin e Veriut për t’i shpëtuar anijes që po mbytej.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të 12 personat në bordin e anijes me peshë të rëndë Eemslift Hendrika u shpëtuan nga roja bregdetare norvegjeze pasi anija filloi të fundosej pranë Alesund.


Siç bëhet e ditur, tetë prej tyre u ngritën direkt nga kuverta me një helikopter në mesditën e së hënës, por katër fillimisht mbetën në bord në përpjekje për të stabilizuar anijen.

Ata më pas u detyruan të hidheshin në det me anijen e stërmadhe të ngarkesave që po shkonte drejt përmbysjes.

Anëtarët e ekuipazhit u morën të gjithë me helikopter për tu siguruar dhe njëri ndodhet në spital pasi u lëndua.

Anija – aktualisht rreth 80 milje larg bregut në Detin e Veriut – rrezikon të fundoset, tha një zyrtar norvegjez.

“Anija humbi fuqinë në motorin kryesor gjatë natës dhe po shkon drejt tokës”, ka thënë Hans Petter Mortenson i Administratës Bregdetare Norvegjeze.

“Ekziston një rrezik që ajo mund të përmbyset dhe të fundoset”, ka thënë Mortenson, duke shtuar se kjo mund të shkaktojë një derdhje naftë dhe karburant nga tanket e saj.

Ekuipazhi kishte dërguar një sinjal ankthi të hënën në mëngjes – kur anija u kap në një mot të stuhishëm dhe u përpoq të luftonte me valët e larta dhe erërat e egra.

E ndërtuar në vitin 2015 dhe e regjistruar në Holandë, Eemslift Hendrika – rreth 110 metra e gjatë një anije transporti jahtesh, që mban anije më të vogla në kuvertën e saj, sipas Starclass Yacht Transport me bazë në Monako, e cila tregton shërbimet e anijes. /Telegrafi/