LAJMI I FUNDIT:

Anglia gjen hotelin ku do të qëndrojë për Euro 2024: Aty ka tre fusha golfi dhe shërbehen nga robotët

Anglia gjen hotelin ku do të qëndrojë për Euro 2024: Aty ka tre fusha golfi dhe shërbehen nga robotët

Vendi se ku do të qëndrojë kombëtarja e Anglisë gjatë Euro 2024 tashmë është zbuluar.

Ekipi i Gareth Southgate shpresojnë se do të arrijnë edhe një herë tjetër të prekin finalen e këtij turneu, pasi paraprakisht në Euro 2020 arritën të bëjnë një gjë të tillë kur u përballën ndaj Italisë, por humbën në penallti.


Pas një cikli kualifikues të cilin e përfunduan pa asnjë humbje, Anglia është pozicionuar në grupin C së bashku me Danimarkën, Slloveninë dhe Serbinë.

Ndeshja e tyre e parë në këtë turne do të jetë ndaj Serbisë, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Veltins Arena”, para se të luajnë ndaj Danimarkës në Frankfurt dhe pastaj ndeshjen e fundit të grupit ndaj Sllovenisë në qytetin e Kolnit.

Mediumi prestigjioz The Mirror, ka zbuluar tashmë vendin ku do të qëndrojnë lojtarët dhe pjesat jetër e stafit kur të mbërrijnë në Gjermani.

Ata do të qëndrojnë në hotelin “Ëeimarer Land” një hotel me pesë yje që ka tre fusha të golfit.

Ky hotel ishte hapur në vitin 2021 dhe ka qenë shtëpi për disa ekipe të ndryshme si QPR, West Brom dhe Rangers.

Ajo çka e bënë më speciale qëndrimin në këtë hotel është fakti që kanë 18 fusha të golfit, dy fusha të futbollit, shtatë restaurante, dy pishina, një fushë tenisi dhe një kinema.

Aty janë të punësuar rreth 130 punëtorë, por ajo që merr më së shumti vëmendjen është fakti se kanë edhe një robot i cili quhet Robbie dhe ndihmon në larjen e pjatave dhe në shërbim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori