LAJMI I FUNDIT:

Anglia çalon në mbrojtje

Anglia çalon në mbrojtje

Për të gjitha gjërat pozitive që Anglia mund të marrë nga performanca kundër Rusisë në ndeshjen hapëse të Evropianit 2016, ka një gjë brengosëse se mbrojtësit e saj modernë dhe të sofistikuar mbetën të cenueshëm ndaj lojës më bazike ofensive, gjegjësisht topave të gjatë në zonë.

Loja kreative dhe posedimi i Anglisë nuk mund të kontestohet dhe me meritë kryesoi me shifrat 1-0 pas golit të shënuar në minutën e 73-të nga gjuajtja e lirë nga Eric Dier në ndeshjen e së shtunës, përcjell Koha Ditore.


Mirëpo, derisa mbrojtësit e tashëm ndoshta janë më komodë në mbajtje të topit sesa paraardhësit e tyre, ata nuk mund të krahasohen kur vjen te roli më i rëndësishëm i tyre – parandalimi i lojtarëve për të shënuar gola.

Kujtojmë që kur pritej që Anglia ta fitonte sfidën, Tre Luanët pranuan gol në fund të takimit nga Vasili Berezutski dhe arkëtuan vetëm një pikë në ndeshjen hapëse në kuadër të Grupit B.