LAJMI I FUNDIT:

Andrew Tate dhe vëllait të tij iu vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera nën akuza për trafikim të qenieve humane

Andrew Tate dhe vëllait të tij iu vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera nën akuza për trafikim të qenieve humane

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të qëndrojnë në burg edhe për 30 ditë të tjera për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore pasi një gjykatë rumune zgjati sot (e mërkurë) paraburgimin e tyre.

Tate, 36 vjeç, u arrestua më 29 dhjetor në Bukuresht së bashku me Tristanin dhe dy gra rumune nën dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar për të shfrytëzuar viktimat seksualisht, shkruan DailyMail.


Sot, një gjykatës u dha prokurorëve një zgjatje të katërt 30-ditore të arrestimit të tyre, që do të thotë që të katër – vëllezërit Tate dhe Luana Radu, 32 vjeçe dhe Georgina Naghel, 28 vjeçe – do të qëndrojnë në paraburgim deri më 21 prill, tha zëdhënësi i Tate për DailyMail. Asnjë nga të katërt nuk është akuzuar ende zyrtarisht.

Vendimi erdhi pak më shumë se një javë pasi Tate iu mohua lirimi me kusht pas gati tre muajsh pas hekurave. Në atë kohë, ndikuesi tha se ishte ‘i zhgënjyer’ nga vendimi pasi kishte ‘shpresa të mëdha për t’u ribashkuar me familjen e tij’.

Muajin e kaluar, Tate, i cili akuzohet për rekrutimin e vajzave të reja dhe detyrimin e tyre për të krijuar përmbajtje pornografike në internet, humbi një tjetër apel kundër vendimit të mëparshëm të një gjyqtari për të zgjatur arrestimin e tij për herë të tretë. Dhe sot një gjykatës vendosi që Tate, Tristan dhe dy bashkëpunëtoret e tyre të dyshuara duhet të qëndrojnë në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera.

Një dokument që shpjegon një vendim të mëparshëm për t’i mbajtur ata në burg tha se gjyqtari mori parasysh ‘rrezikshmërinë e veçantë të të pandehurve’ dhe aftësinë e tyre për të identifikuar viktimat’ me një cenueshmëri të shtuar, në kërkim të mundësive më të mira të jetës.

Prokuroria mund të vazhdojë të kërkojë paraburgim për 180 ditë në total, që do të thotë se nëse gjyqtari vazhdon të zgjasë afatin e arrestit, Tate nuk do të lirohet nga burgu deri më 27 qershor.

Prokurorët kanë thënë se vëllezërit Tate rekrutuan viktimat e tyre duke i joshur dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se duan një lidhje ose martesë.

Viktimat më pas u dërguan në prona në periferi të kryeqytetit, Bukuresht, dhe u detyruan të prodhonin përmbajtje pornografike për faqet e rrjeteve sociale që gjeneruan përfitime të mëdha financiare, thanë prokurorët.

Në fillim të këtij muaji, Tate mohoi se kishte kancer pasi konfirmoi se kishte një ‘njollë të errët në mushkëri’.

Llogaria e Tate në Twitter tha se njolla në mushkëri e tij ‘është nga një betejë e vjetër’ pasi detajet mjekësore u publikuan javën e kaluar.

“Unë nuk kam kancer. Mushkëritë e mia përmbajnë saktësisht 0 dëme nga duhani. Në fakt, unë kam një kapacitet mushkërie prej tetë litrash dhe shenjat vitale të një atleti olimpik”, thuhet në përditësimin.

“Nuk ka asgjë tjetër veç një njollë në mushkëri. Luftëtarët e vërtetë janë të plagosur brenda dhe jashtë”, shtoi ai.

Agjencia rumune kundër krimit të organizuar DIICOT tha në një deklaratë pas arrestimeve të dhjetorit se kishte identifikuar gjashtë viktima në rastin e trafikimit të qenieve njerëzore, të cilat dyshohet se iu nënshtruan ‘akteve të dhunës fizike dhe detyrimit mendor’ dhe të shfrytëzuar seksualisht nga anëtarët e grupit të dyshuar kriminal. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori