LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet për Benzeman dhe Modricin: Dua të pensionohen te Real Madridi

Ancelotti flet për Benzeman dhe Modricin: Dua të pensionohen te Real Madridi

Luka Modric dhe Karim Benzema ishin një nga temat e konferencës së sotme për shtyp të Carlo Ancelottit.

Trajneri i Real Madridit ka folur për ndeshjen e nesërme në “Santiago Bernabeu” kundër Valencias dhe është pritur nga një pyetje për të ardhmen e Modricit te Reali.


Modric dhe Karim Benzema, të cilët kanë kontratë deri në fund të sezonit, kanë marrë oferta nga Arabia Saudite, ku atyre iu ofrohen 30 milionë euro në sezon.

“Çfarë do t’i këshillonte Ancelotti? Nuk e di… Së pari nuk dua që ata të vijnë për të kërkuar këshilla. Mendimi im është se legjendat e Real Madridit duhet ta përfundojnë karrierën e tyre në Real”, ka thënë Ancelotti.

Trajneri italian e sheh Dani Ceballosin si pasardhës të Luka Modric dhe në kohën e fundit i ka dhënë më shumë mundësi spanjollit. /Telegrafi/