LAJMI I FUNDIT:

Anastasia nga Rusia vazhdon ta sfidojë Kim Kardashianin (Foto)

Anastasia nga Rusia vazhdon ta sfidojë Kim Kardashianin (Foto)

Modelja ruse, Anastasia Kvitko krahasohet nga të gjithë me seks simbolin Kim Kardashian, për format e saj fizike.

Gjithsesi, duket se 22-vjeçarja e ka ‘ngritur nivelin’ dhe ka sfiduar amerikanen, teksa është shprehur se nuk ka shumë vend për krahasim mes tyre.


 “Kim Kardashian është shumë mbrapa meje, sa i përket bukurisë. I vetmi aspekt ku ngjasojmë, janë format trupore”, ka deklaruar Anastasia.

Aktualisht, Kim Kardashian ndiqet nga më tepër se 100 milionë njerëz në Instagram, kundrejt 7 milionëve të ruses, por Anastasia ka në favor moshën e saj, sepse është rreth 15 vite më e re.

Rusja megjithatë ka shumë punë për të bërë për të arritur nivelin e Kim Kardashian.

Nuk është hera e parë që Anastasia ka sfiduar Kimin, e cila është në pritje të një fëmiu tjetër.

E sa i përket jetës familjare, Anastasia as nuk është e martuar, e as nuk ka të dashur. /TCH/Telegrafi/