Real Madridi ka pësuar humbje të mërkurën nga Betisi me rezultat 1-0 dhe Los Blancos nuk kanë shumë kohë për t’u rikuperuar para duelit të ardhshëm që zhvillohet të shtunën në udhëtim te Alavesi.

Los Blancos janë në krizë dhe ky tashmë është realitet.


RealMadridvRealBetisLaLigaNMbeKn3Q5vqx

Në stërvitjen e fundit edhe lojtarët edhe Zidane janë pajtuar që të mos kthejnë kokën prapa.

Zidane dhelojtarët kanë shumë pak kohë për të gjetur zgjidhje dhe ata janë të pajtimit se nuk duhet të humbasin më shumë kohë, raporton Marca.

RealMadridvRealBetisLaLigau6I7rP5mavBx

Kjo për shkak se në ora 16:15 Reali do të luajë të shtunën ndaj Alavesit në Mendizorroza, pasi e mbylli ndeshjen e fundit të mërkurën në mesnatë. Pak kohë për t’u rikuperuar, një gjë që Zidane nuk e pëlqeu, por gjithë atë që pati për të thënë, e tha në Valdebebas para stërvitjes dje.

Zidane dhe lojtarët po mendojnë vetëm për fitore. Trajneri ka arritur të kthejë qetësinë në grup.

15052399633655

Thuhet se në Valdebebas nga lojtarët dhe trajneri tashmë është kapërdirë më lehtë kjo humbje se sa në mesin e njerëzve dhe tifozëve të Realit. Janë lojtarët ata që po kërkojnë zgjidhjen e situatës, por ata e dinë se nuk ka shërim më të mirë për këtë sëmundje se sa loja e mirë në fushë dhe fitoret.

“Ne duhet të fitojmë sërish”, tha të enjten Ronaldo “fenomeni” dhe me të pajtohen edhe e gjithë skuadra aktuale.

E vërteta është se lojtarët e dinë se situata është e komplikuar, por trajneri ua ka kujtuar atyre se ai është i bindur se rruga është e drejtë. Qëllimi i francezit është që të mos krijohet nervozizëm dhe dyshim e mbi të gjithë të mos krijohet ndjesi e ankthit, kështu që ka tentuar që të reflektojë qetësi dhe t’u jap besim lojtarëve.

modric kroos 1

Është e vërtet se Zidane ka shumë gjëra të përmirsojë. Zizou nuk pëlqen mungesën e intensitetin se si ekipi i tij fillon ndeshjet në shtëpi, por ai ka dashur që të bëjë të qartë se ata bënë gjëra mjaft të mira dhe se mungesa e suksesit do të jetë armiku kryesor i klubit mbretëror.

Trajneri është i vetdishëm se dinamika duhet që të ndryshojë, por ai gjithmonë ka tentuar të përçojë mesazh pozitiv me optimizim. Në tentim për të hequr dyshimet, ai u ka bërë me dije lojtarëve se vitin e kaluar ishin ata që fituan gjithçka duke luajtur më keq, por se ndonjëherë është edhe punë fati.

RealMadrid fk

Për këtë arsye, atmosfera dhe fryma në grupin e lojtarëve të Realit ishte mjaft pozitive. Lojtarët e kuptojnë zemërimin e tifozëve, pro nuk harrojnë se ishte ky ekipi që solli gjithë ato trofe dhe vetëm muaj më parë gjunjëzuan Barcelonën e Unitedin.

Për momentin ajo që dihet dhe për të cilën pajtohen të gjithë lojtarët e ekipit është se duhet të vijë sa më shpejt një fitore dhe qysh në ndeshjen e ardhshme në shtëpi ndaj Espanyolit. Ata besojnë se një fitore do t’u japë ritmin e duhur edhe besimin në tifozeri. Sidomos për tifozët të cilët vazhdojnë të jenë shumë nervozë.

marcelo real madrid champions league final 1479357508 800 Njëri prej lojtarëve më të trofeshëm në botë

Shumë gabime u diskutuan sy më sy nga lojtarët e Realit, por Zidane është i bindur se është problemi te vetëbesimi dhe shumë shpejt do të përmirësohet situata dhe do të kthehen sukseset. Golat dhe aksionet do të vijnë në Bernabeu shumë shpejt e kjo konsiderohet mënyra e vetme për të luftuar për titullin e kampionit, pa shikuar se çka bën Barcelona në anën tjetër. /Telegrafi/

telegrafi sport app