LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Problemet e Milanit përtej Montellas

Analizë – Problemet e Milanit përtej Montellas
MILAN, ITALY - OCTOBER 15: AC Milan coach Vincenzo Montella reacts during the Serie A match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on October 15, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Vincenzo Montella mund të ketë ankesa për shkarkimin e tij nga Milani. Pasi mori në dorë drejtimin e Fiorentinës në tri sezone rresht me përfundim në vendin e katërt, sezoni i tij i parë si trajner Rossoner u kualifikua po ashtu si sukses.

Me mungesë serioze të investimeve në skuadër dhe me pronësinë e pa qartësuar të klubit, Montella i besoi një ekipi të ri të lojtarve atraktivë si Donnarumma dhe Manuel Locatelli në një skuadër që sfidoi majen e tabelës në pjesën e aprë të atij sezoni, duke ngritur Superkupën ndaj Juventusit në Doha.


Problemet u shpërfaqën në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, kur u sigurua Europa League nga poztia e fundit kualifikuese, por tifozët e dinin se ai po bënte më të mirën me të rinjt që kishte dhe ekipin që kishte në dispozicion.

Në këtë sezon, pas një kampanje transferuese prej 200 milionë eurosh nga pronart e rinj kinezë, Montella duket i humbur.

Teksa sezonin e kaluar 43 vjeçari bëri më të mirën në mundësitë e tij, këtë vit ai është dukur i llastuar nga zgjedhjet e shumta dhe i pasigurtë kë ta vë më së pari nga lojtarët e tij të shtrenjtë në një sistem koheziv.

Në 23 ndeshjet e sezonit 2017-2018, Monetlla ka shfrytëzuar 23 formacione të ndryshme, mes tjerash duke shfrytëzuar 3-5-2 për t’iu përshtatur Bonuccit, 3-4-3 për të nxjerrë më të mirën nga Suso dhe në fund një 4-4-2 në barazimin ndaj Torinos.

Përkundër faktit se fitoi vetëm gjashtë nga 14 ndeshjet, ish-sulmuesi vazhdoi që të insistojë se ekipi i tij po luante mirë – madje edhe në një ecuri prej katër ndeshjesh pa fituar përgjatë shtatorit dhe tetorit.

Duke parë se minimumi i synimeve për Rossonerët këtë sezon ishte Liga e Kampionëve, deklaratat e Montellas se ai “nuk dyshon në asgjë” për fatin e tij, nxiti një sërë dilemash të tifozët Rossonerë gjithandej në botë.

Përkundër dështimeve të Montellas, të cilat kanë qenë shumë këtë sezon, shkarkimi i tij shfaqë një mungesë të çuditshme të planifikimit të duhur në pjesën kuq e zi të Milanos.

Pse tash, me tri ndeshje që fitohen lehtë para vetes si Benevento, Bologna dhe Atalanta erdhi ky vendim? Pse të zëvëndësohet ai me Gennaro Gattuson, një njeri që ka statistikë po aq të mirë sa flokët e Gabriel Palettas?

Drejtori Marco Fassone kishte stres të madh se të gjitha vendimet po merren nga drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli. Montella beson se vendimi për shkarkimin e tij erdhi nga Kina, e Fassone ka pranuar se pronarët janë ankuar për trajnerin.

Nga ana e tij, Mirabelli insistonte se vendimi ishte kolektiv, duke shtuar se Montella “vazhdon të jetë trajner i madh”. Natyrisht që ai bëri këtë, për të mbrojtur politikat e veta transferuese, që edhe një herë ngrisin dyshime.

Dikush mund të arsyetohet se kur e ke rastin për të transferuar Bonuccin, ju e transferoni atë, por a ishte ai lojtari që kishte nevojë Milani, me Musacchion dhe Alessio Romagnolin tashmë në stol? Transferimi i ish-ylli të Juves obligoi trajnerin të luaj me tri mbrojtës, duke kufizuar impaktin e Susos, i cili ishte ai që shkëlqeu sezonin e kaluar me formacionin 4-3-3.

Emërimi i Gattusos duket vendim i çuditshëm. Fassone dhe Mirabelli kanë qenë në stres që të sqarojnë se Rino nuk është thjeshtë një zëvëndësues i përkohshëm. Gattuso është trajneri, por atij nuk i garantohet posti pas këtij sezoni.

Në prezantimin e tij, Gattuso pranoi se ai as që ka folur me pronarin Yonghong Li pasi që pronari nuk flet as italisht e as anglisht. Ata që e kanë parë shpërthimin e famshëm të Gattusos si trajner i OFI Cretes mund të vënë në pikëpyetje aftësinë e tij të komandimit në gjuhën angleze edhe pse të jemi fer me Rinon, ai mësoi anglisht në Glasgow.

Megjithatë, një person me të cilin ka folur Gattuso është ish-pronari, Silvio Berlusconi, me të cilin ai ka diskutuar rëndësinë e dy sulmuesve. Ka zëra se “il Cavaliere” mund ta vizitojë sërish ekipin në Milanello, si një verzioni i ri i fantazmës së kohërave epike.

Çka ka mbetur tash të thuhet tjetër për Milanin?

Pra, Fassone ri konfirmoi besimin në Mirabellin, pasi bashkë ishin në stres për besimin e tyre në Gattuson, i cili nuk ka folur me njeriun që është pronar i klubit, por ka folur për taktika me ish-presidentin. Shumë mirë. Shumë e qartë.

Milani kishte të drejtë të shkarkonte Montellan, por ai është larg prej të qenurit i vetmi në klub që është shfaqur konfuz këtë sezon.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori