LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Një Real Madrid me krahë të këputur

Analizë – Një Real Madrid me krahë të këputur
GIRONA, SPAIN - OCTOBER 29: Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF reacts during the La Liga match between Girona and Real Madrid at Estadi de Montilivi on October 29, 2017 in Girona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Vitin e kaluar, krahët kanë pasur peshë të madhe në lojën sulmuese të Real Madridit. Carvajal dhe Marcelo participuan në 30 gola. Por, këtë vit ata e kanë humbur ndikimin e tyre.

Real Madridi ngeci në Girona pas disa javësh ku tregoi dobësi fizike, mendore dhe entuziazëm.


Përtej faktit se Cristiano dhe Benzema nuk po arrijnë të shënojnë (portugezi dhe francezi kanë nga një gol në La Liga), Kroosit e Modricit që janë një hije prej sezonit të kaluar, dhe Casemiros i cili ka disa ndeshje që ka dështuar të tregojë formë, është I GJITHË ekipi që ka humbur këtë sezon një prej aseteve të vitit të kaluar – NDIKIMIN NGA KRAHËT.

Sezonin e kaluar, edhe Carvajal edhe Marcelo ishin dy yjet në krah që e bënë ekipin e Zidanes të fluturojë në të gjitha garat.

Në një ekip me Cristianon, Benzeman, Balen, Jamesin, Iscon ose Moratan, dy krahët arritën të kenë peshë të madhe ofensive. Të dyja krahët gjeneruan 30 gola nga 173 gjthsej, 17% nga totali i përgjithshëm (Marcelo bëri 14 asiste dhe shënoi tre gola në 3878 minuta, teksa Carvajal arriti 12 asistime dhe shënoi një gol tjetër në 3549 minuta).

I rëndësishëm ishte roli i brazilianit, një punëtor konstant në krah për mbretërit dhe një gërmues në krahun e majtë, duke u bërë asistuesi i dytë më i mriz i ekipit prapa Kroosit i ciil ka 17 asistime.

Por, këtë sezon braziliani është larg prej këtij niveli. Ai ka vetëm dy asistime (dhe një gol) në 948 minuta lojë. Lëndimi që ai ka pësuar ndaj Betisit ndryshoi shpejtësinë e tij dhe ai ende nuk e ka gjetur ritmin e tij. Paraqitja e keqe në Girona vetëm sa e portretizon gjendjen e keqe të tij.

Influenca e Marcelos në krah sezonin e kaluar. Foto: AS

Rasti i Carvajalit është krejt ndryshe prej Marcelos.

Ai startoi më mirë këtë sezon dhe në nivel të mirë. Ai asistoi për Casemiron në golin e Superkupës së Evropës, por sikur ekipi, ai ka humbur efektivitetin e tij para ndeshjes ndaj Espanyolit ku u detektua një infektim të tij në perikardis që e bëri nivelin e tij të jetë i ulët pa një datë të caktuar për rikthim.

Deri në mungesën e tij, ai ka bërë dy asistime dhe ka luajtur 990 minuta.

Spanjolli ishte goditja më e rëndë e Zidanes në këtë fillim sezonit, pasi Carvajal ishte një prej armëve të tij më të forta sulmuese.

Francezi është kthyer kah zëvëndësuesi i Carvajal, Hakimi, që është larg prej influencës së tij me zëro gola dhe asistime në 417 minuta lojë.

Njëjtë edhe Theo ishte në krahun e majtë. Reali e transferio këtë verë që të jetë zëvëndësues i Marcelos, por francezi ende po kërkon vendin e tij (zero gola dhe asistime në 393 minuta).

Së pari, për shkak të lëndimit në krah ai mungoi në katër ndeshje dhe së dyti sepse Zidane dhe insistimi i tij për ta vënë si mbrojtës qendror e ka kufizuar atë shumë, sepse shpejtësia e tij e bën më produktiv në krah me territor të hapur, një gjë që ai e dëshmoi para kohës te mbretërit.

Ndërmjet lëndimeve dhe performancës së ulët, Real Madridi i ka krahët e këputura, armën që i dha benefite të shumta sezonit të kaluar historik.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori