LAJMI I FUNDIT:

Analizë në numra – Cristiano, mbreti i derbit madrilen

Analizë në numra – Cristiano, mbreti i derbit madrilen
<> on November 19, 2016 in Madrid, Spain.

Teksa e pret Real Madridin në Wanda Metropolitano për herë të parë, Atletico do të duhet të zgjidhë një problem të vjetër – e ai është Cristiano Ronaldo.

Ronaldo hyn në derbin e të dielës ndaj Atleticos me vetëm një gol në La Liga këtë sezon.


Foto: Getty Images

Përkundër kësaj, do të duhet guxim i madh për të vënë bast kundër superyllit portugez që ai të mos shënojë në këtë ta kim kur të shkelë fushën e Wanda Metropolitanos për herë të parë.

Lajmet e fundit ndaj Real Madridit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit ndaj Real Madridit

Që prej se kaloi te Reali në vitin 2009, Ronaldo ka qenë maltretuesi kryesor i rivalit të përbetuar të qytetit.

Duke marrë analizën e Optas, hedhim një shikim në numrat e katër herë fituesit të Topit të Artë, të cilat janë fenomenale.

Foto: Getty Images

21 – Numri total i golave të Ronaldos në derbin madrilen e bën atë golashënuesin më të mirë që njeh historia e derbit. Vetëm ndaj Sevillas (25 gola) ai ka shënuar më shumë.

17 – Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola në periudhën e Simeones se sa Ronaldo, duke shënuar kështu 17 gola në 23 derbi që ka drejtuar Simeone.

2 – 32 vjeçari ka dy hettriqe ndaj Atletico Madridit dhe në mënyrë brengosëse për Atleticon para kësaj fundjave, të dy këto hettriqe u realizuan në udhëtim – në triumfin 4-1 në prill të vitit 2012 dhe në fitoren 3-0 një vit më parë. Ronaldo ka nga dy hettriqe në udhëtim edhe ndaj Espaynolit dhe Sevillas.

6 – Ikona portugeze ka shënuar gjashtë gola në katër duelet e fundit në udhëtim te Atletico Madridi.

61 – Ronaldo ka regjistruar më së shumti goditje në portën e Atleticos se sa secili kundërshtar tjetër prej se është pjesë e Realit, duke arritur kështu 29 ndeshje derbi. Nëse krahasojme me El Clasicon, ai ka 51 goditje të sakta në 28 El Clasico. 151 goditjet e tij totale ndaj Atleticos përbëjnë numrin më të madh të tij se ndaj secilit kundërshtar tjetër.

5 – Rekord golashënuesi i Realit ka edhe pesë asistime ndaj Atleticos nga 9 raste të pastra që ai i krijoi në këtë takim. Ai ka më shumë asistime ndaj Malagas, Espanyolit (nga nëntë), Levantes (tetë) dhe Athletic Bilbaos (shtatë).

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori