LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Icardi, imazhi kontravers i keqinterpretuar me potencial prej legjende

Analizë – Icardi, imazhi kontravers i keqinterpretuar me potencial prej legjende
MILAN, ITALY - NOVEMBER 19: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano looks on during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on November 19, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mauro Icardi ofron perceptimin e stereotipit të futbollistit modern për shkak të një numri të arsyeve, imazheve dhe këndeve që mund t’i shohim, por nuk është larg realitetit. Ai nuk ka kaluar pa u përfolur, por përgjigja e tij e fundit ndaj interesimit të Real Madridit është një tjetër vulë e personalitetit të tij.

Fjalët e tij se nëse Reali thërret “ai nuk do të përgjigjej në telefon”, pa dyshim se kanë gëzuar shumë njerëz në Milano, e përkundër faktit se gruaja dhe agjentja e tij nuk do të përjashtojë kurrë mundësinë – duket se ai është i lumtur te klubi, e më me rëndësi, i lumtur me qytetin.


(Foto: Getty Images)

Wanda Nara tha për bashkëshortin e saj në një intervistë së fundmi: “Ju do të shihni se ai do të përmirësohet sepse askush, madje edhe ai vet, nuk i din kufinjtë e tij”.

Ishte kjo arsyeja pse ajo flet lirshëm në një treg të çmendur të futbollit se bashkëshorti i saj vlen 200 milionë euro. 16 golat e tij në 15 ndeshje janë testament i atyre pohimeve edhe këtë sezon, por fakti se ai ka qenë konsistent nga sezoni 2013-2014, duke shënuar 87 gola në total, nuk është vështirë të kuptohet se pse ajo flet ashtu.
Ai është ende 24 vjeç dhe ka treguar edhe nën drejtimin e një trajneri tjetër, si Luciano Spalletti, se ai di të marrë informacionin që i duhet e të përmirësohet.

Kjo formë dhe puna e mençur e agjentes së tij ja kanë siguruar një rinovim me klauzolë prej 110 milionë eurosh. Madje qysh tani kjo klauzolë shihet si e vogël për klimën e tanishme, por dëshira për të qëndruar në Milano është evidente, e ashtu siç ka thënë së fundmi, ai do të largohet vetëm nëse detyrohet. Por, mënyra se si u arrit kontrata është pak e çuditshme, pasi Mauro gjithnjë ka shprehur besnikërinë, kurse gruaja e tij bisedonte me klubet në Evropë – e në fund të dy dolën të fituar.

Icardi nuk ka qenë pa kritika – pyesni Curva Nord ose kë do që asociohet me Maxi Lopein. Mënyra se si ai dhe gruaja Wanda u bënë bashkë në kohën kur ai ishte te Sampdoria dhe problemet që pasuan, imazhi i playboyt, llogaria e Instagramit, përplasja me Curva Nord, libri dhe shumë çështje tjera – konfirmojnë se ai jo gjithmonë ka marrë vendimet e duhura, e kështu imazhi i tij është keq perceptuar.

Të gjitha lajmet rreth Interit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Icardi në fakt është një njeri familjar që e do qytetin e Milanit dhe kënaqet duke luajtur futboll përkundër faktit që nuk ka interes apo diçka të tillë. Përderisa nuk është fare i interesuar me futbollin dhe ndeshjet që zhvillohen në Meazza, stadium që e sheh nga ballkoni i apartamentit të tij, ai këtë e bënte edhe te Barcelona ku shikonte filma dhe nuk shikonte ndeshjet e futbollit përkundër faktit se jetonte në Camp Nou.

Icardi është kapiteni dhe ylli kryesor i skuadrës

Ai pranoi se shijet i ka pak të pakuptimta, duke tërhequr sërish vëmendjen për këtë, por këmbëngul se bashkëshortja e tij i referohet si një 40 vjeçar në trupin e një 20 vjeçari. Në vitin 2015 ai insistonte se lumturia e tij varej nga familja e thjeshtë dhe lokacioni ku është, kështu që ky është lajm i mirë për tifozët e Interit.

Icardi për shumë është simboli i një epoke të re në futboll, por në fakt ai ka esencën e atyre futbollistëve të vjetër. Dashuria e tij për qytetin dhe thjeshtë paraqitja e tij në ndeshje e rifreskon dashurinë e madhe, kështu që të hollat mund të jenë element i madh në vendimet e tij – por jo gjithçka.

Icardi ka rilindur me ardhjen në krye të klubit Spaletti

E dimë të gjithë se ai nuk e ka imazhin e pastër si loti si Javier Zanetti ose Paolo Maldini (ky i fundit ka pasur probleme me ultrasit e Milanit), ai në fakt është sinonim i besnikërisë dhe talentit fenomenal. Potenciali për jetëgjatësi mund ta bëjë atë një legjendë në klub dhe një tjetër kapiten fantastik.

Përderisa nuk ka garanci se sulmuesi argjentinas do të vazhdojë me këtë trend nëse Reali thërret sërish dhe thyen klauzolën, ekzistojnë gjasat që ai të qëndrojë gjatë. Mungesa e dashurisë së tij për futbollin, përkundër lojës së tij të bukur e të thjeshtë dhe dashurisë për familjen e stabilitetin, mund të jenë aset i madh për Interin, po aq sa golat. Paramendoni sa gola mund të shënojë ai edhe për gjashtë ose tetë vitet e ardhshme me Nerazzurët? Mund të jetë fantastike.

Përderisa Icardi në të kaluarën ka qenë pika fokale e diskutimeve për veprimet e tij jashtë fushës, ai tash po piqet në një nivel ku po dashurohet nga tifozët jo aq shumë për futbollin, sa për personalitetin e tij.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori