LAJMI I FUNDIT:

Analizë grupit 3, Divizioni D: Kosova më e reja dhe më e shtrenjta në grup – renditja në FIFA, formacioni i fundit dhe lojtarët nga kampionati vendor

Analizë grupit 3, Divizioni D: Kosova më e reja dhe më e shtrenjta në grup – renditja në FIFA, formacioni i fundit dhe lojtarët nga kampionati vendor
Ky format i jep mundësi përfaqësueseve me më pak gjasa kualifikuese si Kosova që të sigurojnë kualifikimin në Euro 2020.

Kosova do të startojë të premten në Ligën e Kombeve, me trajner të ri, por në mungesë të ish- kryetari të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili para disa javësh ndërroi jetë.

Një fillim i ri, pasi eliminatoret e fundit për Kampionat Botëror, nuk lënë shije të mirë, një barazim, shtatë humbje, golaverazh të tmerrshëm, largim trajneri dhe ndeshje në ‘Loro Boriqi’ të Shkodrës.


Tani kryetar është Agim Ademi, i zgjedhur në kuvendin e jashtëzakonshëm pasi kryetari Fadil Vokrri, ndërroi jetë.

Ndërsa trajner sa ishte gjallë Vokrri ishte zgjedhur Bernard Challandes.

Bazë e Kosovës tashmë është ndërtuar, duke punuar ndër vite me trajnerin Albert Bunjaku, ndërsa ka edhe lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme.

Kosova vlen 32 milionë euro, ndërsa lojtari më i shtrenjtë i saj është Milot Rashica që vlen 7 milionë euro.

Rashica i vletën vlen më shumë se e gjithë skuadra e Maltës (4.3 milionë euro) dhe e Ishujve Faroe (2.2 milionë euro).

Kosova ka edhe lojtarë të tjerë që vlejnë shumë si Arbër Zeneli (5.5 milionë euro), pastaj edhe Bernard Berisha, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kollolli.

Po ashtu Kosova e ka skuadrën më të re, me moshën mesatare 23.8 vjeç.

Kosova ka vetëm një lojtarë nga kampionati vendor të ftuar dhe ai është Visar Bekaj.

Kundërshtari i parë që është edhe më i forti në grup, Azerbajxhani, ka vlerë  10 milionë euro dhe pothuajse të gjithë ekipin i ka nga kampionati vendas.

Renditjen më lartë se Kosova, pasi zënë vendin e 105 në FIFA, ndërsa mosha mesatare është 26 vjeç.

Ishujt Faroe kanë renditjen më të mirë në FIFA duke u renditur në vendin e 90-të, ndërsa gjysma e lojtarëve luajnë në kampionate jashtë vendit, por në liga të vogla.

Kosova ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Azerbajxhanit, ndërsa pas tri ditësh luan në shtëpi me Ishujt Faroe. /Telegrafi/

Kosova

Lojtar nga kampionati vendor: 1

Renditja në FIFA: 141

Mosha mesatare: 23.83 vjeç

Vlera e skuadrës në treg: 32 milionë euro

Formacioni i ndeshjes së fundit

Azerbajxhan

Lojtarë nga kampionati vendor: 21

Renditja në FIFA: 105

Mosha mesatare: 26.12

Vlera e skuadrës në treg: 10.68 milionë euro

Formacioni i ndeshjes së fundit

Ishujt Faroe  

Lojtarë nga kampionati vendor: 9

Renditja në FIFA: 90

Mosha mesatare: 27.1

Vlera e skuadrës në treg: 2.28 milionë euro

Formacioni i ndeshjes së fundit

Malta

Lojtarë nga kampionati vendor: 21

Renditja në FIFA: 184

Mosha mesatare: 29.5

Vlera e skuadrës në treg: 4.30 milionë euro

Formacioni i ndeshjes së fundit

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori