LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Distanca e Joshuas në performancën “e përkryer”, tipike për një boksier që kërkon jetëgjatësinë për historinë

Analizë – Distanca e Joshuas në performancën “e përkryer”, tipike për një boksier që kërkon jetëgjatësinë për historinë
CARDIFF, WALES - MARCH 31: Anthony Joshua and Joseph Parker trade punches during their WBA, IBF, WBO & IBO Heavyweight Championship title fight at Principality Stadium on March 31, 2018 in Cardiff, Wales. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Mos u mashtroni nga zëri i gongut përfundimtar në ring. Anthony Joshua e realizoi performancën e tij më të kompletuar dhe më të pjekur ndonjëherë ndaj Joseph Parkerit.

Thellë brenda artistit të nokauteve në të cilin ishte shndërruar Joshua ishte fshehur një boksier metodik tejet serioz, praktikues super i shkathtë i boksit 12 raundësh. Idhujt e tij të boksit, kjo tashmë nuk është fshehtësi, janë Wladimir Klitschko dhe Floyd Mayweather të cilët arritën gjithçka në karrierën e tyre me kujdes dhe inteligjencë. Kështu ka dashur gjithmonë të bëhet Joshua.

Hyrja e Anthony Joshuas në ring, Foto: Getty Images

“Unë po tentoj që të shfaq edhe disa gjëra sa jam këtu për t’ia shtuar karrierës time”, tha Joshua i qetë për Sky Sports vitin e kaluar para se ta mposhtë Carlos Takamin. Nuk ishte ajo deklarata e zakontë për nokaut që bëri kryetitujt, por duke folur si një boksier që ka fituar 19 ndeshje me 19 nokaute, ofroi një pikëpamje që u manifestua vetvetiu ndaj Parkerit në Cardiff.

“Për çka e njihni Guillermo Rigondeaux? Shkathtësi fenomenale”, kishte thënë Joshua në fund të vitit 2017. Ai kurrë nuk ishte impresionuar nga goditësit viciozë, por disponimin e kishte të një tekniku të thukët kubanez.

Lufta në distancë, Foto: Getty Images

Duke bërë një hap para, Joshua më në fund u bë boksieri që gjithmonë ka aspiruar. Duke grushtuar kohë pas kohe, duke u kujdesur me të majtën, fizikisht impozant dhe i pakontestueshëm në brendësi. Fitorja e tij e 21-të ndaj Parkerit të shtunën është performanca për të cilën ai ka punuar që prej ditëve olimpike.;

Trajneri i tij, Rob McCracken kishte vuajtur nga kaosi në luftën ndaj Klitschkos, një luftë që na la të gjithëve në maje të karrigeve nga kërshëria dhe dramaciteti i krijuar. Mënrya se si Joshua e kontrolloi pjesën më të madhe të duelit ndaj Parkerit pa e rrezikuar veten ishte mënyra që McCracken gjithmonë ka kërkuar prej tij të boksojë.

Ndoshta, 18 kundërshtarët e tij të parë ishin shumë të lehtë për Joshuan. Kur ishte analizuar si boksier me perspektivë, ai ishte shumë nivele më lart se sa të gjithë ata që i luftoi deri para një viti.

Parker nuk arriti ta lodhë Joshuan, Foto: Getty Images

Tash, në elitën e boksit të kategorisë së rëndë, atij nuk do t’i ofrohet mundësia për të nokautuar aq shumë rivalë brenda pak raundeve brutalë. Kundërshtarët janë më mirë të përgatitur dhe kanë më shumë ambicie, kanë më shumë përvojë dhe nuhatje për të shmangur një nokaut.

Klitschko, për shembull, ishte Klitschko. Takam ishte kokëforti i cili nuk dorëzohej. Parker ishte një kamion bote që kurrë nuk ishte nokautuar dhe nuk kishte ndërmend ta ndryshonte këtë.

Gjëja më impresive që Joshua ka bërë në karrierën e tij si profesionist është që e ka kuptuar se gjithçka që ai ka arritur deri tash nuk është e mjaftueshme për ta mbajtur atë gjithmonë në majen e majes. Ai ka refuzuar që të kënaqet si një goditës montruoz në raundet e para i cili shpreh autoritetin sepse ai stil, historia gjithnjë na ka mësuar, ka një jetëgjatësi të kufizuar. Pritja e tij në zonën e rehatshme të tij në pritje që secila goditje e parë e fortë të përfundonte luftërat ishte një brengë që mundi të eleminohej.

Joshua duke u relaksuar pas duelit që e fitoi me maturi, Foto: Getty Images

Motorika e tij ishte pikëpyetja kryesore në Cardiff. Ishte harruar pikëpamja që ta shohim Joshuan duke shpërthyer në mënyrë dëshpëruese, siç e kemi parë ndaj Klitschkos. As nuk ishte i acaruar në fund të raundeve si ndaj Takamit. Joshua ishte më shumë i kontroblluar dhe më i kompozuar se kurrë, pa frikë që të kërkonte distancën.

Ai ishte diçka më shumë se dy kilogramë më i rëndë të shtunën se sa që ka qenë më parë. Sfida për të shkuar përpara do të jetë mbajtja e një peshe të tillë (më e lehta që nga viti 2014), që është një peshë relativisht e lehtë për një boksier të kategorisë së rëndë me fizikun e tij që po rritet në fund të 20-tave. Nëse ishte një arritje e veçantë për t’iu përshtatur një lufte, apo një synim afatgjatë tash bëhet zgjedhje e stilit të tij, por edhe dedikimi më i madh nuk mund ta largojë Joshuan nga preferenca e tij për distancë nëse arrin të mbajë këtë peshë.

Kundërshtarët e të ardhmes nuk mund të shpresojnë më se një Joshua i ngadalshëm dhe i rëndë do të lodhet – ashtu siç planifikoi ndoshta Parker. Tash kundërshtarët e të ardhmes duhet të merren me një boksier i cili mund t’i nokautojë herët, ose të akumulojë pikë përgjatë raundeve. Joshua duhet të mjeshtrojë se si të jetë i rrezikshëm në të dyja format pa u zënë në mes duke mos ofruar asnjërën prej tyre. Kjo është një gjë për të cilën ai gjithmonë ka punuar, por që vetëm së fundmi e ka demonstruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori