LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Politikanët kosovarë synojnë të faktorizohen në kriza politike

Analistët: Politikanët kosovarë synojnë të faktorizohen në kriza politike

Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike dhe paaftësia e tyre për të parandaluar ngërçet institucionale, po rezulton me krizën e re që ka kapluar sferën politike në vend.

Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend, teksa theksojnë se kriza institucionale mund të thellohet nëse nuk arrihen marrëveshje ndërmjet palëve, gjë që mund të çojë edhe në përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.


Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka deklaruar se bllokimi i procesit të formimit të institucioneve është rezultat i paaftësisë së partive për të bërë politikë normale.

“Asnjëra prej palëve nuk ka pasur orientime realiste për rezultatet zgjedhore, prandaj kjo ka bërë që të mungojnë perspektivat dhe idetë për domosdonë e aleancave të cilat njërës prej tyre do t’ia siguronin shumicën në Parlament. Mospasja e planeve afatgjate politike mes akterëve kryesorë ka rezultuar me ardhjen në situatë stagnuese”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, njohësi i proceseve politike, Imer Mushkolaj ka deklaruar se koalicioni PAN po bllokon krijimin e institucioneve, duke zvarritur propozimin për kryetar Kuvendi, e që sipas tij këtë po e bënë në përpjekje për t’i siguruar numrat e nevojshëm.

Ndërkohë oferta e koalicionit PAN për të sakrifikuar postin e kryeparlamentarit me qëllim që të marrë përkrahjen për krijimin e “Qeverisë Haradinaj”, po vlerësohet e pakuptueshme dhe e papërfillshme nga Muhaxhiri.

Sipas tij, pamundësia evidente e sigurimit të 61 votave e bën të papërfillshme secilën ofertë të thjeshtë nga ky koalicion parazgjedhor.

Kjo ofertë e PAN-it, në drejtim të koalicionit LDK-AKR me Alternativën, sipas analistit është lehtësisht e injorueshme nga të dytët.

“Ndërlidhja e ndryshimit të kandidatit për kryeparlamentar me votimin e ‘Qeverisë Haradinaj’ është krejtësisht e pakuptueshme, sepse VV dhe LDK nuk janë aq naive sa t’ia mundësojnë PAN-it qeverisjen në këmbim të një favori kaq të papërfillshëm në këtë situatë. Bile, edhe nëse PAN-i ia fal postin e kryeparlamentarit ndonjë kandidati të propozuar nga VV dhe LDK, prapëseprapë nuk do të jetë e mjaftueshme që ta marrë përkrahjen për krijimin e qeverisë”, ka shtuar më tej Muhaxhiri.

Ndërkaq sipas Imer Mushkolajt, koalicioni PDK-AAK-Nisma, mund ta propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit dhe t’i hap rrugë krijimit të Qeverisë.

Mundësinë e krijimit të Qeverisë nga koalicioni LAA me Lëvizjen Vetëvendosje, në rast se PAN-i tërhiqet, Artan Muhaxhiri e sheh vështirë të realizueshme. Sipas tij, këtyre dy grupeve po u mungojnë shenjat konkrete për bashkëpunim në qeverisje.

“PAN-i është në pozitë tejet të vështirë. Presioni publik ndaj tij do të rritet në ditët në vazhdim, gjë që do t’ia imponojë marrjen e vendimeve të vështira. Paradoksalisht, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duken të vullnetshme, të harmonizuara dhe të gatshme për ta shfrytëzuar mundësinë reale të ardhjes në Pushtet”, ka thënë analisti. Ai shton se në rast se PAN-i nuk arrin t’i sigurojë 61 vota, atëherë, LAA dhe VVdo ta kenë sfidë gati të papërballueshme edhe bashkëpunimin me Listën Serbe.

Për Mushkolajn mundësia e qeverisjes nga LAA dhe VV, varet nga vullneti i presidentit Hashim Thaçi. “Nëse PAN dështon në krijimin e qeverisë, varet nga vullneti i presidentit nëse do t’ia jep mundësinë shumicës parlamentare”, ka theksuar ai.

Muhaxhiri më tej ka analizuar mundësinë e daljes nga kriza politike momentale në Kosovë.

“Politikanët kosovarë nuk spikaten për aftësi të tejkalimit të krizave. Ata synojnë të faktorizohen në kriza, por vetëm me krijimin dhe vazhdimësinë e tyre, mirëpo jo me zgjidhje kreative. Një gjë është e sigurt: PAN duhet të bëjë kompromis shumë të madh nëse dëshiron ta formojë Qeverinë. Domosdoshmërisht duhet të ofrojë shumë më tepër – në një format përmbledhës për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe/ose LAA-në, apo për individët specifikë dhe grupet e caktuara përbrenda këtij koalicioni”, ka deklaruar ai.

Analisti vlerëson se për të zhbllokuar krizën politike në Kosovë, ndikim mund të kenë partnerët ndërkombëtar ndërsa si opsion të fundit e sheh edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Si çdoherë, intervenimet vendimtare të ndërkombëtarëve mund ta ndryshojnë situatën shpejt dhe rrënjësisht. Në qoftë se të gjitha palët qëndrojnë konsistente brenda pozicioneve aktuale, zgjedhjet e reja janë mundësia e vetme për dalje nga bllokada”, ka përfunduar Muhaxhiri./AktivPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori