LAJMI I FUNDIT:

Ana Maria Markovic konsiderohet futbollistja më e bukur në botë

Ana Maria Markovic konsiderohet futbollistja më e bukur në botë
(Foto: Instagram/anamxrkovic)

Ana Maria Markovic, pjesëtare e ekipit përfaqësuese të Kroacisë, është etiketuar si futbollistja më e bukur në botë.

Mirëpo në një prononcim për 20min, 22-vjeçarja ka thënë se i pëlqen që e konsiderojnë të bukur, mirëpo nuk dëshiron të etiketohet femra ‘më seksi’ e futbollit, pasi që merr mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme nga meshkujt.


Bukuroshja është duke e ndërtuar karrierën futbollistike te klubi zviceran, Grasshoppers, ku luan nga viti 2020, ndërsa është e rregullt me postimet atraktive në Instagram, ku aktualisht ndiqet nga më shumë se 624 mijë fansa.

(Foto: Instagram/anamxrkovic)

“Më kanë pëlqyer artikujt që më quanin futbollisten më të bukur ose njërën nga më të bukurat, sepse gëzohem kur dëgjoj se jam e bukur”.

“Por, pastaj u paraqitën tituj gazetash, në të cilat më përshkruanin si futbollisten më seksi. Kjo nuk më ka pëlqyer. Po ashtu, edhe për shkak të familjes time. Mendoj se duhet pasur kujdes çfarë shkruani për njerëzit”.

(Foto: Instagram/anamxrkovic)

“Pas kësaj, shumë njerëz më shkruanin duke u shtirur sikur ishin menaxherë, ndërsa unë e dija saktësisht se çfarë duan nga unë. Ata nuk më kanë parë kurrë duke luajtur futboll dhe më shikojnë vetëm nga jashtë. Më duket për keqardhje”, është shprehur bukuroshja.

Ana Maria ka lindur në Split, mirëpo në moshën 12 vjeçare u zhvendos me familjen e saj në Zvicër dhe është rritur në Cyrih.

(Foto: Instagram/anamxrkovic)

Në moshën 14 vjeçare, Markovic filloi të luante futboll duke qenë pjesë e ekipit të femrave të FC Zurich dhe pastaj te Grasshopper.

Si pjesë e klubit të fundit, tërhoqi interesimin e Federatës Kroate të Futbollit dhe nga viti 2021 e vesh fanellën e ekipit përfaqësues të Kroacisë.

(Foto: Instagram/anamxrkovic)

Cristiano Ronaldo është futbollisti i saj i preferuar, ndërsa për karrierën e saj ndjek shembullin e legjendës kroate, Luka Modric. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/anamxrkovic)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori