Amir Rrahmani ende nuk ka debutuar me fanellën e Napolit këtë sezon, edhe pse klubi ka bërë një investim të madh në të duke e blerë për 14 milionë euro nga Verona.

Edhe pse erdhi me bujë në klubin e njohur italian, mbrojtësi i Kosovës, nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë sezon.


Mbrojtësi kosovar, ka vuajtura disa javë nga coronavirusit, ndërsa edhe trajneri Gennaro Gattuso, nuk i ka besuar aq, duke bërë zgjedhje të tjera taktike, shkruan calcionews24.

LP 11721085  1

Por ka një datë kur mund ta shohim Rrahmanin, duke debutuar.

Më 13 janar, Napoli do të përballet me Empolin në raundin e parë të Kupës së Italisë.

Rrahmani  1

Pikërisht kjo ndeshje mund të jetë pikënisje për futbollistin prishtinas me fanellën bardhëekaltër. /Telegrafi/

telegrafi sport app