LAJMI I FUNDIT:

Amber Heard shfaqet për herë të parë në publik që nga humbja e gjyqit kundrejt Johnny Deppit

Amber Heard shfaqet për herë të parë në publik që nga humbja e gjyqit kundrejt Johnny Deppit

Amber Heard u pa shumë e lumtur në ngjarjen e saj të parë të madhe që nga humbja e gjyqit për shpifje kundër ish-bashkëshortit, Johnny Depp.

Ylli i “Aquaman”, 37 vjeçe, u shfaq në Festivalin e Filmit Taormina në Itali të premten, një ditë para premierës së filmit të saj të ri, “In the Fire”.


Heard dukej rrezatuese ndërsa buzëqeshte dhe bisedonte me miqtë, kastin dhe anëtarët e ekipit.

Foto: Backgrid

Aktorja u fotografua e veshur me një bluzë të bardhë dhe një fund të ngjashëm për këtë ngjarje.

Të gjitha lajmet nga Amber Heard
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Amber Heard

Ajo e ka kompletuar ‘look’-un me një palë taka të zeza dhe ka lënë flokët kaçurrele të lirshme.

Foto: Backgrid

Heard eci në tapetin e kuq për premierën e “In the Fire” të shtunën mbrëma së bashku me Eduardo Noriego dhe regjisorin e filmit, Conor Allyn.

Dalja e fundit e Heard vjen më shumë se një vit pasi avokatët e Depp dëshmuan se ajo ka shpifur në një artikull të Washington Post të vitit 2018 për dhunën seksuale.

Foto: Backgrid

60-vjeçari e paditi aktoren për 50 milionë dollarë në vitin 2019, duke pretenduar se ajo gënjeu se ai e kishte abuzuar me të për të marrë më shumë para për zgjidhjen e tyre të divorcit.

Heard u urdhërua t’i paguante yllit të “Pirates of the Caribbean” 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 350 mijë dollarë të tjera. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori