LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori suedez, Westerlund: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Ambasadori suedez, Westerlund: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka folur për situatën politike dhe për mbështetjen që Suedia po i ofron Kosovës. 

Për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga Brukseli dhe aneksi i Ohrit, të cilën gjë Serbia po e kundërshton, ambasadori suedez ka thënë se një situatë të tillë e kemi prej dekadash.


“Ekziston një proces që ka filluar shumë vite më parë, që ka qenë i suksesshëm më 2013 dhe 2015 dhe tani kemi një proces, kemi një marrëveshje të Brukselit të 27 shkurtit dhe aneksin e Ohrit në mars, ku të dyja palët janë pajtuar për atë marrëveshje. Pra, çka duhet të fokusohemi këtu në Prishtinë është se obligimet e marra nga Prishtina zyrtare t’i zbatojë”, deklaroi ambasadori suedez, Westerlund, duke aluduar te Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Në intervistën për RTK, ambasadori suedez duke folur për draft-statutin e Asociacionit tha se “është hartuar me shumë kujdes, ku janë përfshirë disa kërkesa të qeverisë së Kosovës që të përmbushen dhe e para ka qenë që të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe besoj se e kemi përmbushur këtë kriter”.

Ai tha se i mbetet Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë këtë gjë.

Hasani për draftin e Asociaiconit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria
Lexo po ashtu Hasani për draftin e Asociaiconit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria

Ambasadori theksoi se është koha e duhur për të ecur përpara, teksa shtoi se ky obligim rrjedh që nga viti 2013-2015 dhe nuk ka ndonjë gjë të re.

Ndërkaq lidhur me heqjen e masave ndaj Kosovës të vëna nga BE, ambasadori suedez tha se ka një urgjencë, ndonëse lufta në Ukrainë po merr përmasa të mëdha, në fokusimin edhe në Ballkanin Perëndimor, ku nga ana e vendeve të BE-së theksojnë se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Ndërkaq lidhur me integrimin e Kosovës në BE, ambasadori Westerlund tha se Kosovën si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duam ta shohin në BE.

“Suedia është përkrahësi i madh i Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në BE, por edhe në strukturat tjera euroatlantike”, tha Westerlund, derisa theksoi se edhe në sferën ekonomike vendi i tij do ta mbështesë Kosovën.

“Për Kosovën kemi ndarë rreth 11 milionë euro në vit në zhvillimin ekonomik dhe në sferat tjera”, saktësoi ambasadori suedez.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori