LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori serb shpallet person non grata, i kërkohet të largohet nga Mali i Zi

Ambasadori serb shpallet person non grata, i kërkohet të largohet nga Mali i Zi

Ambasadori i Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozhoviq, u shpall persona non grata dhe atij iu kërkua të largohej nga Mali i Zi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Sipas medieve vendase, përcjell Telegrafi, vendimi është marrë në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike dhe se i është kërkuar atij të largohet nga Mali i Zi.


Në arsyetim ndër tjerash thuhet se një vendim i tillë ka ardhur “pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjellje dhe deklarata të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, si dhe pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e sjelljeve të tilla”.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një note verbale, e cila gjithashtu do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhoviq”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori