LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Hovenier thërret konferencë për media lidhur me draftin e Asociacionit

Ambasadori Hovenier thërret konferencë për media lidhur me draftin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thirrur konferencë për media në orën 10:20, ku do të flasë lidhur me draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Njoftimi për konferencë ka ardhur nga Ambasada amerikane në Kosovë.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka pranuar një propozim për draft-statutin për Asociacionin, që Bashkimi Evropian e ka përshkruar si model modern evropian.

Kurti këtë propozim e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar”, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit-statutit.

Ai nuk është bërë publik ende, por kryeministri Kurti ka thënë se është shkruar me kujdes ndaj Kushtetutës së Kosovës. Ai ka thënë se drafti parashihet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori