LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier takohet me ministrin Çeku

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier takohet me ministrin Çeku
Foto: Twitter

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Tema e takimit kishte të bënte me investimet strategjike në objektet dhe institucionet e trashëgimisë, jo vetëm për të ruajtur diversitetin kulturor në Kosovë, por edhe për të angazhuar rininë duke ofruar aftësi dhe vende pune.


“Me ministrin Hajrulla Çeku diskutuam se si investimet strategjike në objektet dhe institucionet e trashëgimisë jo vetëm që do të ruajnë diversitetin e pasur, multietnik kulturor të Kosovës, por do të angazhojnë rininë e saj të talentuar, duke ofruar aftësi dhe vende pune, ndërkohë për të promovuar krenarinë për trashëgiminë dhe arritjet e Kosovës”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në Twitter.

Duhet theksuar që Jeff mori zyrtarisht detyrën e ambasadorit amerikan më 10 janar 2022.

Të gjitha lajmet nga Jeff Hovenier
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jeff Hovenier

Ai deklaroi se është nder të shërbejë në Kosovë dhe do ta përcjellë përkushtimin e SHBA-së.

“Duhet falënderuar njerëzit e Kosovës që kanë punuar për të ndërtuar një shtet të suksesshëm. Është nder për karrierën time që kam punuar në procese që kanë pasur të bëjnë për Kosovën dhe nder që do të punojë këtu. Ka ende shumë punë për të bërë, si në çdo shtet. SHBA-ja është partnere e qëndrueshme e Kosovës. Do të punojmë me ju, me Qeverinë, me shoqëritë civile, me qytetarët tuaj. Zotimet e presidentes për zhvillimin e institucioneve të pavarura, sistemit gjyqësor, janë shumë të rëndësishme që të ecim përpara drejt institucioneve euro-atlantike. Është fillim i një dialogu dhe është një hap i mrekullueshëm”, tha Hovenier në fjalimin e tij. /Telegrafi/

Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier