LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së: Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, e para në rajon

Ambasada e SHBA-së: Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, e para në rajon

Ambasada amerikane në Shqipëri ka shprehur vlerësimet për shtetin shqiptar për hapjen e bazës së parë ajrore të NATO-s në rajonin e Ballkanit, atë të Kuçovës.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë është një gur kilometrik që tregon përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s në mbrojtjen e lirisë.


“Urime Shqipërisë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky gur kilometrik ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes”.

“I ngarkuari me Punë David Wisner iu bashkua Presidentit Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO-s gjatë ceremonisë së hapjes sot në Kuçovë”.

Momente krenarie për Shqipërinë, pamjet kur dy avionët e parë të NATO-s aterojnë në bazën e Kuçovës
Lexo po ashtu Momente krenarie për Shqipërinë, pamjet kur dy avionët e parë të NATO-s aterojnë në bazën e Kuçovës

“Wisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj dhe përmbushjen e angazhimeve thelbësore të mbrojtjes të NATO-s si mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë”, shkruan Ambasada e SHBA në Facebook.

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë u inaugurua sot ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ministrat e Mbrojtjes të Italisë e Turqisë, ambasadorë të huaj në vendin tonë dhe zyrtarë të NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori