LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e ShBA: Nevojitet tërheqje e tërësishme e faljes

Ambasada e ShBA: Nevojitet tërheqje e tërësishme e faljes

Tërheqja e përzgjedhur ose e pjesshme e faljes do ta pengojë Maqedoninë në të bëjë përparim, reagojnë nga ambasada, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ambasada e ShBA në Maqedoni ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Ivanov për tërheqje të pjesshme të vendimit për falje. Nga ambasada amerikane kanë apeluar për tërheqje të plotë të faljes me qëllim që shteti të kthehet në rrugën e saj euroatlantike.


„Siç thamë javës së kaluar, tërheqja e pjesshme ose e përzgjedhur e faljes do të kontribuojë për rritje të ndjenjës për paligjshmëri në vend dhe do ta pengojë Maqedoninë që të bëjë përparim drejt qëllimeve më të rëndësishme, përfshi edhe përparimin drejt NATO dhe BE. Maqedonia duhet në mënyrë gjithëpërfshirëse ta menaxhojë këtë problem“, thuhet në reagimin e ambasadës së ShBA./Telegrafi/