ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkoi tetë ministra nga kabineti i kryeministrit Hristijan Mickoski me një votë të vetme.
Shumica e deputetëve votuan për shkarkimin e Ministrit të Marrëdhënieve në mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili u shkarkua me 95 vota.

83 deputetë votuan për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Igor Filkov. 92 deputetë votuan për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Cvetan Tripunovski, ndërsa 85 deputetë votuan që Fatmir Limani të largohet nga detyra, me një votë kundër.


Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski u shkarkua me 87 vota, ndërsa ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov me 91 vota "pro".

Ministri pa portofol Shaban Salie u shkarkua me 85 vota. Është e habitshme që ministri i Shëndetësisë Azir Aliu u shkarkua me 80 vota, tre deputetë u deklaruan "kundër" shkarkimit dhe tre deputetë abstenuan./Telegrafi/