LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike në Prishtinë njofton për lansimin e ‘bursës përkujtimore Vjosa Berisha’ në nderë të regjisores së ndjerë nga Kosova

Ambasada britanike në Prishtinë njofton për lansimin e ‘bursës përkujtimore Vjosa Berisha’ në nderë të regjisores së ndjerë nga Kosova

Ambasada britanike në Prishtinë ka njoftuar se është lansuar një burës për studime master për nderë të regjisore së ndjerë nga Kosova, Vjosa Berisha.

Njoftimi u bë përmes një postimi në Facebook të ambasadës britanike, ku thuhet se bursa do të financoi qytetarët nga Kosova për studime në nivelin master në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfshinë drejtimet si: film, menaxhim dhe administrim i arteve, festivale ose kulturë, praktikë kreative ose studimet e komunikimit dhe media.


Aplikantët në Kosovë mund të aplikojnë për bursë për vitin akademik 2023/24 që u hap më 2 gusht deri më 1 nëntor.

Foto: Vjosa Berisha/Instagram

Kujtojmë që regjisorja e njohur, ndërroi jetë më 23 qershor 2022. Ajo ishte diagnostikuar prej më shumë se një viti me kancer në vezore, gjersa së fundmi po trajtohej në një spital në Londër.

Më poshtë postimi i plotë i ambasadës britanike në Facebook:

Sot jemi të lumtur që po lansojmë një ‘Bursë përkujtimore të Vjosa Berisha’ si pjesë e programit tonë Chevening Awards (FCDO).

Çmimi i nderit është i hapur për qytetarët kosovarë që dëshirojnë të studiojnë për një diplomë master në Mbretërinë e Bashkuar të financuar plotësisht në: film (çdo disiplinë), menaxhimi dhe administrimi i arteve, festivalit ose kulturës, praktikë kreative ose studimet e komunikimit/media.

Çmimi i kushtohet kujtimit dhe trashëgimisë së Vjosa Berishës, e cila më parë ka qenë Shef i Chevening Alumni në Kosovë. Zgjedhja e subjekteve pasqyron gamën e fushave në të cilat Vjosa pati ndikim gjatë karrierës së saj, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë trashëgiminë e saj.

Vjosa Berisha ka fituar një master në studimet e Medias dhe Komunikimit në Universitetin Westminster me një bursë Chevening.

Aplikantët në Kosovë mund të aplikojnë për bursë për vitin akademik 2023/24 deri më 1 nëntor.

Studiuesit që dëshirojnë të aplikojnë për Bursë duhet të aplikojnë në mënyrë normale përmes https://www.chevening.org/apply dhe më pas të informojnë Ambasadën Britanike (britishembassy.pristina@fco.gov.uk) se ata dëshirojnë të konsiderohen për ‘Bursa përkujtimore e Vjosa Berisha’. Ne jemi të lumtur të diskutojmë me aplikantët nëse zgjedhja e tyre e lëndës është e përshtatshme për t’u konsideruar për bursë.

Aplikimet për bursa Chevening këtë vit akademik u hapën më 2 gusht dhe do të mbyllen më 1 nëntor.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori