Messi mungoi në pjesën kryesore të vitit për shkak të lëndimeve, por arriti të futet ndër top të nominuarit për Topin e Artë bashkë me Cristiano Ronaldon dhe Franck Riberyn.

Katër herë fituesi i Topit të Artë nuk është favorit për ta fituar këtë vit trofeun, por kjo nuk është problem për Alves, i cili beson se argjentinasi është më i miri në glob.


“Topi i Artë është një gjë pak e lodhshme për shkak se ka kohë që është zhvendosur në një fushë tjetër të lojës”.

“Është zhvendosur te fusha e mendimeve dhe jashtë fushës së lojës. Por, nëse shikoni në fushën e lojës, mendoj se Leo, tash e sa kohë, është duke i shtyrë të tjerët përtej vendit të dytë”.

“Nëse nuk shikojmë nga aspekti futbollistik, sikurse që është tani, ai ka më pak mundësi. Fituesi do të jetë ai i cili ka fushatën më të mirë, fushatën më të mirë publicitare”.

“Ne po flasim për Topin e Artë thua se është një fushatë politike. Ai që ka fushatën më të mirë fiton, e jo ai që luan futboll më mirë. Ai që bën depërtimet më të mira, apo ai që shënon më së shumti gola”, ka deklaruar Alves. /Telegrafi/

telegrafi sport app