Alternativa: Sot qeveria dëshmoi se nuk e ka dert integrimin, por pushtetin
Përmes një njfotimi të partisë së Afrim Gashit thuhet se pasi që sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u vendos në rend dite diskutimi për ndryshimet kushtetuese, edhe pas përfundimit të diskutimeve dhe shterjes së debatit, kryetari i Kuvendit, pa asnjë arsye formale, nuk e hodhi në votimin propozim-nevojën për hapjen e kushtetutës.
Sipas tyre, kjo la të nënkuptohet se shumica parlamentare dhe kjo qeveri e di epilogun e atij votimi dhe prandaj nuk ka dashur të ballafaqohen me mungesën e shumicës së nevojshme për ndryshime kushtetuese.
“Duke e ditur se mungesa e numrit të 2/3-ve të deputetëve është edhe mungesë e legjitimitetit për të vazhduar qeverisjen, nuk mund të mos konstatojmë edhe një herë se kjo qeveri nuk e ka për dert që ta vonojë integrimin dhe mundësinë e hapjes së negociatave për BE kur bëhet fjalë për pushtetin e tyre personal. Në vend se ta hedhë në votim këtë pikë, që të dëshmohet shumica e nevojshme, kryetari i Kuvendit ia bëri edhe një shërbim kësaj shumice të brishtë, për t’ia zgjatur jetën edhe disa dite këtij pushteti, sa për të përfunduar edhe ndonjë transaksion financiar”, thuhet në njoftim.
Nga kjo parti u bëjnë thirrje BE-së dhe SHBA-së që t’ia bëjnë me dije kësaj qeverie se po i tejkalon të gjitha vijat e kuqe dhe se tashmë ajo, siç thonë nga Alternativa, është fajtore e vetme dhe e drejtpërdrejtë për mungesën e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare