LAJMI I FUNDIT:

Alternativa e VV-së, prezantohet para britanikëve

Alternativa e VV-së, prezantohet para britanikëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka pritur sot në një takim drejtuesen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerim, pranë Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mcilwham.

Prezent në këtë takim ka qenë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.


Ymeri, nëpërmjet Facebook-ut thotë se me Mcilwhamin dhe O’Connellin ka biseduar për situatën aktuale politike, duke prezantuar alternativën e Vetëvendosjes për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik.

“Diskutuam për gjendjen politike në Kosovë dhe alternativën e VETËVENDOSJE!-s për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik”, ka shkruar Ymeri në Facebook.