LAJMI I FUNDIT:

Alonso nuk vjen, Interi tani rikthehet tek Kurzawa

Alonso nuk vjen, Interi tani rikthehet tek Kurzawa

Macros Alonso përfundimisht nuk do t’i bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi spanjoll ishte gati për tu rikthyer në Itali dhe për tu bashkuar me ish-trajnerin e tij Antonio Conte, por problem mbetej kërkesa e lartë e Chelseat.


Skuadra londineze synonte që të fitonte rreth 30 milionë euro nga shitja e reprezentuesit spanjoll.

Interi përfundimisht tanimë ka hequr dorë nga transferimi i lojtarit dhe ka kthyer sytë nga Ligue 1.

Nerozzurët janë duke përshpejtuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të PSG-së, Layvin Kurzawa.

27-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës dhe Interi kërkon ta marrë qysh në janar atë.

Zikaltërtit kanë filluar bisedimet me kampionët në fuqi të Francës për ta marrë me një çmim të ulët francezit.

PSG dhe Inter kanë raporte jashtëzakonisht të mira pasi në verë gjetën marrëveshje për huazimin e Icardit në ‘Parc de Princes’.

Sipas medieve italiane dhe atyre franceze, transferimi i Kurzawas në Serie A pritet t’i kushtojë Interit jo më shumë se tre milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori