LAJMI I FUNDIT:

Almeda Abazi tregon arsyen pse vendosi t’i futet muzikës

Almeda Abazi tregon arsyen pse vendosi t’i futet muzikës
Foto: Almeda Abazi/Instagram

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, ka folur së fundmi gjerë e gjatë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, rreth më të rejave në jetën dhe karrierën e saj.

Ajo po pret që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë, teksa pritjen për ardhjen në jetë të fëmijës, e cilësoi ndjenjën më të bukur në botë.


“Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur në të njëjtën kohë, është hera e parë që po përjetoj një ndjenjë kaq të veçantë në jetën time dhe po mundohem ta shijoj në maksimum duke mos u shqetësuar për asgjë tjetër, sidomos kilogramët e tepërt”, ka thënë Almeda për Telegrafin.

Almeda Abazi: Unë dhe Tolgahan prindër...pritja po bëhet akoma më e padurueshme sado që afrohet momenti
Lexo po ashtu Almeda Abazi: Unë dhe Tolgahan prindër...pritja po bëhet akoma më e padurueshme sado që afrohet momenti

Ka qenë më shumë e njohur për publikun si modele dhe aktore, por viti 2018 e solli atë edhe në debutimin e saj si këngëtare.

“Alabama” mban titullin kënga e parë e saj, të cilën ajo e solli në bashkëpunim em artistin e njohur turk, Burak Yeter, dhe që është pritur shumë mirë nga publiku.

Almeda ka thënë për Telegrafin se arsyeja e kyçjes së saj në muzikë ishte një dëshirë që ajo e kishte që kur ishte e vogël.

“Ishte një emocion shumë i madh për mua sepse kënga ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri dhe kisha punuar shume për këtë solo, kisha në plan dhe oferta për shumë koncerte, por për shkak të shtatzënisë së “papritur” mu desh t’i shmangesha të gjitha projekteve dhe ofertave, ashtu si dhe PR për këngën nuk kam pas mundësi t’ia bëj ashtu siç duhet apo siç kishim planifikuar me ekipin, prandaj nuk mund të them se bëra një ‘boom’ sepse nuk “i shkova mbrapa” si i thonë…por gjithsesi kjo që po jetoj tani (shtatzënia) i shkeli me këmbë të gjitha emocionet e bukura që kisha përjetuar më parë, kjo është më e veçanta”, ka thënë tutje Almeda.

Ajo ka qëndruar këto ditë në Tiranë pranë familjarëve të saj, gjersa do të kthehet sërish në Turqi për pak ditë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

#tb 🤷🏻‍♀️❤️

A post shared by Almeda Abazi Sayisman (@almeda92) on Jan 8, 2019 at 9:05am PST

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori