LAJMI I FUNDIT:

Allegrin e kënaq fitorja ndaj Sportingut, por edhe gjendja e mirë e Szczesnyt

Allegrin e kënaq fitorja ndaj Sportingut, por edhe gjendja e mirë e Szczesnyt

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës, pasi ka mposhtur Sporting Lisbonën me rezultat minimal 1-0.

Zonja e Vjetër ka triumfuar falë një goli të qendërmbrojtësit Federico Gatti në pjesën e fundit të ndeshjes.


Megjithatë shqetësimi i madh në këtë sfidë ishte për portierin polak Wojciech Szczesny i cili u largua nga loja pasi kishte probleme me frymarrjen.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur pas ndeshjes për fitoren e arritur, por edhe për gjendjen shëndetësore të polakut.

“Gjëja më e rëndësishme është që Wojciech Szczesny është mirë. Perin bëri dy pritje të jashtëzakonshme në fund, jam i kënaqur me atë që bëri edhe Gatti”.

Portieri i Juventusit, Szczesny u largua nga fusha i përlotur pasi nuk mundte të merrte frymë – ai foli pas ndeshjes për situatën
Lexo po ashtu Portieri i Juventusit, Szczesny u largua nga fusha i përlotur pasi nuk mundte të merrte frymë – ai foli pas ndeshjes për situatën

“Ishte e rëndësishme të fitonim dhe jam i kënaqur me çka bëmë në fushën e lojës. Tani duhet të rikuperojmë energjinë dhe të jemi gati të dielën kundër një ekipi të fortë si Sassuolo”, tha Allegri.

Tutje Allegri foli edhe për rikthimin e Paul Pogbas në fushë, derisa tregoi edhe arsyen pse vendosi të luante me atë sistem ndaj Sportigut.

“Rikuperimi i Pogba është i rëndësishëm, nga tani deri në fund kemi shumë ndeshje dhe të gjithë duhet të jenë në dispozicion”.

“Futbolli nuk është ekuacion, nuk është matematikë,  zgjodha tre mesfushorë, ndoshta as një nga këta nuk do të jetë të dielën. Ne kemi nevojë për ekuilibër, e vendos formacionin sipas lojës që do të luajmë dhe karakteristikave të lojtarëve”.

“Me tre mesfushorët gjetëm më shumë gjeometri dhe e pushtuam fushën më mirë. E rëndësishme është që skuadra të fitojë ndeshjet në fund. E dinim që Sporting është një ekip i fortë. Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u kualifikuar të enjten e ardhshme në Lisbonë”, tha Allegri.

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
“Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

“Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori