LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Tetë ndeshje e vendosin titullin

Allegri: Tetë ndeshje e vendosin titullin

Massimiliano Allegri ka thënë se tetë ndeshjet e ardhshme janë sikur një ligë e veçantë për ekipin e tij.

Bianconerët ballafaqohen me Empolin teksa kanë shumë dëmtime.

“Dybala nuk do të laujë. Chiellini është rikthyer dhe po bën progres në grup”.


“Unë do të vendos ndërkohë a mund të luajë edhe ai apo jo. Marchisio është në rregull. Kam të tjerë që po kthehen nga lëndime”.

“Ne duhet që ta fitojmë këtë ndeshje ndaj Empolit dhe të fillojmë këtë fazë të një kampionati të mbetur prej 8 ndeshjeve. Duhet të kemi kujdes. Scudetto e pestë do të ishte e jashtëzakonshme dhe secila ndeshje është vendimtare”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/