LAJMI I FUNDIT:

Allegri shihet si pasues i Zidanet te Real Madridi

Allegri shihet si pasues i Zidanet te Real Madridi
Allegri - Zidane (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Telegrafi)

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thuhet se është në mesin e kandidatëve për të zëvendësuar Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit.

Zidane është nën presion të fortë në këtë sezon si trajner i Realit pas humbjes 3-0 nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.


Sipas gazetës spanjolle Marca, Los Blancos tashmë po mendojnë për një ndryshim në stolin e tyre dhe emri i Allegrit është kthyer në modë.

52-vjeçari u lidh me punën e trajner të Mbretërit pasi Zizou e la atë në verën e vitit 2018, por zgjodhi të qëndrojë te Juve.

Allegri: Do të pushoj një vit për t’i rimbushur bateritë
Lexo po ashtu Allegri: Do të pushoj një vit për t’i rimbushur bateritë

Ai u largua nga Torino gjatë verës dhe kishte planifikuar të merrte një vit pushim, por tani mund të tundohet nga thirrja e 13-të herë fituesve të Ligës së Kampionëve.

Megjithë disponueshmërinë e tij të mundshme, ish-trajneri i Interit, Jose Mourinho është favoriti për të marrë përsipër detyrën.

Mourinho më parë menaxhoi Real Madridin mes viteve 2010 dhe 2013, duke fituar një titull të La Ligas dhe një Copa del Rey. /Telegrafi/