LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Roma, rivalja kryesore e Juventusit

Allegri: Roma, rivalja kryesore e Juventusit

Massimilano Allegri beson se Roma është rivalja kryesore e Juventusit për Scudetto.

Bianconerët do të kërkojnë Scudetton e shtatë radhazi në kampionatin italian dhe trajneri i Juves beson se do të jetë sezon i vështirë.


“Ky vit do të jetë shumë i vështirë sepse të gjithë rivalët tanë janë forcuar”.

Lajmet e fundit rreth Romës
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Romës

“Do të jetë e komplikuar të fitohet Scudetto e shtatë radhazi, por ky është synimi jonë primar për sezonin”.

“Vitin e kaluar Roma fitoi 87 pikë, një rekord historik për ta, andaj ata mbeten rivalë historik”.

“Por, Napoli, Milani dhe Interi janë po ashtu në luftë për titull, e mos e përjashtoni as Lazion”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/