LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Pogba nuk luan ndaj Fiorentinës, nuk e di kur kthehet

Allegri: Pogba nuk luan ndaj Fiorentinës, nuk e di kur kthehet

Paul Pogba mbetet jashtë fushe dhe trajneri i Juvetusit, Massimiliano Allegri, thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, ndoshta edhe për një muaj.

Francezi i mungon prej disa muajsh duke qenë se pësoi një dëmtim në menisk që e detyroi edhe t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Allegri në konferencë për shtyp para ndeshjes me Fiorentinën thekson se nuk e ka idenë se kur mund të kthehet në dispozicion mesfushori.

“Paul Pogba në këto momente është jashtë, nuk do jetë për ndeshjen me Fiorentinën dhe as për atë të radhës në Ligën e Evropës ndaj Nantes. Ky është realiteti dhe mund të them vetëm se ai po punon shumë për t’u rikthyer sa më shpejt. Por, mos më pyesni se kur do ta shohim në fushë sepse as nuk ia kam idenë. Mund të rikthehet pas një jave, por mund të rikthehet edhe pas 20 ditëve, nuk i dihet asnjëherë”.

“Por, ky është një rrugëtim normal për dikë që ka dëmtuar meniskun pasi njëherë ndjen sikur gjuri është në rregull dhe më pas dhimbjet rikthehen sërish. E rëndësishme është që Pogba po punon shumë fort, por për momentin nuk mund të luajë”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori