LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Në Itali gjithçka është kontraverse

Allegri: Në Itali gjithçka është kontraverse

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur se në futbollin italian mbretëron vetëm fajësimi i të tjerëve, ngjarjet kontraverse dhe gjetja e arsyetimeve.

Allegri i bëri këto komente para ndeshjes ndaj Napolit, ku po pritet një atmosferë e nxehtë për shkak të rikthimit të Gonzalo Higuainit në San Paulo.


“Juventusi është mësuar që t’i luajë këto ndeshje ndaj ekipeve më të mira. Ne shpresojmë që do të mbetet një lojë korrekte dhe të tregojmë se Italia ka hyrë në një epokë të re të sjelljes sportive”.

Lajmet e fundit ng Juventusi
Lexo po ashtu Lajmet e fundit ng Juventusi

“Kjo do të jetë një ndeshje mes të parit dhe të tretit. Unë jam plotësisht i bindur se tifozët e Napolit do të jenë aty për të përkrahur ekipin e tyre dhe të vënë shembull të madh të njerëzimit dhe ferr playt”.

“Kjo është një ndeshje që do të shikohet në gjithë botën dhe ne duhet të jemi shembull i entuziazmit dhe fair playt si brenda ashtu dhe jashtë fushe”.

“Fatkeqësisht në Itali ne jetojmë për gjëra kontraverse, për të fajësuar tjerët dhe për të gjetur arsyetime. Unë mendoj se ne duhet të shikojmë secili veten”, u shpreh Allegri para derbit që zhvillohet të dielën.

Juventusi i shkon Napolit të dielën në San Paulo në sfidën që nisë nga ora 20:45. /Telegrafi/