LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Juve-Bayern u vendos nga detajet

Allegri: Juve-Bayern u vendos nga detajet

Max Allegri është treguar mjaft pozitiv pas eliminimit të hidhur nga Bayerni.

Tekniku Bianconer ka pranuar se detajet e vogla ishin ato që e vendosën sfidën e madhe ndaj Bayernit.

“Natyrisht se unë e kam shikuar sërish atë ndeshje, sepse pavarësisht rezultatit, ne gjithmonë duam të përmirësojmë gabimet”.


“Nuk kam pendime. Në mënyrë që të bëheni të mëdhenj, duhet të kaloni në këto momente. Duhet të pranoni goditje të tilla në rrugën drejt triumfeve”.

“Ndeshja derbi është me rëndësi për t’u përgjigjur pas kësaj ndeshje, dhe jam i bindur se ne do ta bëjmë këtë”, u shpreh Allegri. /Telegrafi/