Sam Allardyce e ka kritikuar Manchester Unitedin që nuk kanë nënshkruar me Erling Haaland disa vite më parë.

Man Utd kishte në dorë një kartë të fortë për të nënshkruar me Haaland, pasi lojtari kishte marrëdhënie pune më parë Ole Gunnar Solskjaerin, që ishte trajner.

Madje ishte pikërisht Solskjaer që e kishte njoftuar me futbollin e nivelit të lartë me klubin e Molde.

“Manchester United, unë ende mendoj se, po ta kishin siguruar atë (Haalandin), Ole Gunnar Solskjaer do të ishte ende në punë”.

“Dhe pse Manchester United vendosi ta linte të largohej te një klub tjetër, ka qenë befasuese për mua kur ndodhi. Ole kishte punuar me të”.

Reklama

“Me sa duket, kjo erdhi për financat, atëherë ky është gabimi më i madh që ka bërë Manchester United – jo Ole. Unë mendoj se Ole do të ishte ende në punë nëse do të nënshkruante me Haaland”, ka thënë Allardyce. /Telegrafi/

Reklama