LAJMI I FUNDIT:

Aliu publikon fotografi me ish-sekretarin Kerry dhe presidenten Osmani: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike

Aliu publikon fotografi me ish-sekretarin Kerry dhe presidenten Osmani: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar të shtunën një fotografi së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe me ish-sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Aliu ka bërë të ditur se bashkë me Osmanin dhe ish-sekretarin Kerry, e kanë dëgjuar fjalimin e zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris.


“Së bashku me Presidenten Osmani, e me mikun tonë ish-sekretarin, John Kerry, dëgjuam fjalimin përmbyllës e inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, nga ZëvendësPresidentja e ShBA-ve, Kamala Harris”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Aliu ka thënë se Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme.

“Përfundimi i ‘World Climate Action Summit’, ku edhe Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme dhe dyfishimin e efiçiencës së energjisë deri më 2030”, ka përfunduar ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori