Aliji mes St.Gallenit dhe Vaduzit

Lojtari i fundit i afruar në Kombëtaren e Shqipërisë nga trajneri Gianni de Biasi pritet të huazohet në ndonjë ekip tjetër zvicerane, transmeton Telegrafi.
Sipas asaj që ka shkruar ‘Blick’-u, zviceran, Aliji ka në dorë dy oferta dhe pritet që gjatë kësaj jave të vendos për të ardhmen e tij.
St.Galleni dhe Vaduzi janë dy skuadrat që janë tejet të interesuara për lojtarin, dhe kanë dërguar ofertat e tyre për huazim, ndërsa lojtari pritet t’i japë përgjigje pozitive njërës prej tyre deri në fund të javës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































