LAJMI I FUNDIT:

Alex Sandro pranon ofertën e Chelseat?

Alex Sandro pranon ofertën e Chelseat?
Sandro është i lidhur që një kohë të gjatë me Blutë e Londrës

Sipas Calciomercato.com, Alex Sandro ka vendosur të largohet nga Juventusi pasi Chelsea ka rritur ofertën e tyre në 70 milionë euro.

Më parë këtë javë, drejtori i bardhezinjve, Beppe Marotta konfirmoi marrjen e një oferte shumë të konsiderueshme për mbrojtësin e majtë brazilian.


Chelsea ngrit ofertën për Alex Sandron
Lexo po ashtu Chelsea ngrit ofertën për Alex Sandron

Ai gjithashtu vuri në dukje se Juventusi nuk mban askënd kundër vullnetit të tij, duke ftuar në mënyrë efektive mbrojtësin që të kërkojë një transferim.

Raportet në Itali këtë mbrëmje sugjerojnë se tashmë ka ndodhur dhe Alex Sandro është gati të bashkohet me Chelsean, ku ai do të dyfishonte pagën e tij prej 2.8 milionë euro për të fituar mbi shtatë milionë euro neto në vit në Londër.

Juventusi gjithashtu do të përfitojë një fitim të madh, pasi e ka blerë 26-vjeçarin nga FC Porto për 26 milionë euro në verën e vitit 2015.

Chelsea ofron Azpilicuetan plus para për Alex Sandron
Lexo po ashtu Chelsea ofron Azpilicuetan plus para për Alex Sandron

Gjigantët e Torinos tashmë kanë nevojë për të zëvendësuar Dani Alvesin, i cili do të lirohet nga kontrata e tij me pëlqimin e ndërsjellë për t’u bashkuar me Manchester Cityn, kështu që duhet të shikojnë transferime për dy krahët e mbrojtjes.

Matteo Darmian i Manchester United dhe Mattia De Sciglio i Milanit janë quajtur vazhdimisht si caqe, por negociatat janë duke u intensifikuar me Atalantën për të rikthyer Leonardo Spinazzolan, i cili është në huazim te skuadra nga Bergamo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori