LAJMI I FUNDIT:

Alec Baldwin thotë se ka humbur punë të shumta në aktrim pas të shtënave fatale në “Rust”, ku mbeti e vrarë kinematografja Halyna Hutchins

Alec Baldwin thotë se ka humbur punë të shumta në aktrim pas të shtënave fatale në “Rust”, ku mbeti e vrarë kinematografja Halyna Hutchins

Kanë kaluar gati dhjetë muaj nga të shtënat fatale në xhirimet e “Rust”, në të cilin Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht me armë të mbushur kinematografen Halyna Hutchins.

Reklama

Aktori vazhdon ta mohojë dhe ta ketë versionin e tij se ai nuk e ka tërhequr këmbëzën ndërkohë që mbante armën gjatë xhirimeve.

Dhe tani, nga kjo histori rrodhën edhe shumë detaje të tjera, gjersa Alec pati një intervistë me CNN ku ka folur për frikën për jetën e tij pasi ish-presidenti Donald Trump tha se e kishte vrarë Hutchins me qëllim dhe se kishte humbur shumë punë pas incidentit famëkeq.

Sikur përvoja traumatike e të qenit ai që mban armën të mos mjaftonte, Alec i tha CNN se ai ishte hequr nga pesë punë pas incidentit, madje e pranoi se ishte pushuar nga puna e fundit vetëm një ditë më parë.

“Isha gati të shkoja në një film, kam muaj që flisja me disa për këtë por më thanë që nuk mund ta bëja për shkak të këtij aksidenti”, u shpreh ai.

Edhe pse nuk e pranoi, detajet e reja thonë që Alec Baldwin e ka tërhequr këmbëzën e armës që vrau kinematografen Halyna Hutchins
Lexo po ashtu Edhe pse nuk e pranoi, detajet e reja thonë që Alec Baldwin e ka tërhequr këmbëzën e armës që vrau kinematografen Halyna Hutchins

Dhe edhe pse reputacioni i tij po njolloset dhe pafajësia e tij po vihet në dyshim nga disa, 64-vjeçari nuk ndihet sikur është viktimë e situatës.

“Unë nuk jam viktima këtu. Gjërat, për mua do të përmirësohen. Gjërat për mua do të sqarohen. Unë jam 1000 për qind i sigurt për këtë”, shtoi ai.

Muajt e fundit të artistit që nga xhirimet aksidentale në një shesh filmi nuk kanë qenë të mirë dhe madje thotë se i kanë hequr vite nga jeta e tij.

Ai i tha CNN se me shumë njerëz që e sulmonin pa ditur faktet, mbështetja e familjes së tij ishte thelbësore që të vazhdonte dhe falënderoi veçanërisht gruan e tij Hilaria.

“Nëse nuk do ta kisha gruan time, nuk e di se ku do të isha tani… Nëse nuk do ta kisha, me siguri do të kisha dhënë dorëheqjen, do të isha në pension, do të largohesha”.

Baldëin tha gjithashtu se nëse dhe kurdo që kthehet në një film apo televizor, ai nuk do të punojë më me armë të vërteta, pasi teknologjia ka avancuar mjaftueshëm që të krijojnë armë dhe efekte realiste në ekran. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Cristiano Ronaldo shfaqet i veshur me kostumin tradicional arab

Cristiano Ronaldo shfaqet i veshur me kostumin tradicional arab

Magazina
ATK-ja vendos detyrime tatimore ndaj këngëtarit Sinan Vllasaliu, akuzohet se ka dëmtuar shtetin e Kosovës me mbi 24 mijë euro

ATK-ja vendos detyrime tatimore ndaj këngëtarit Sinan Vllasaliu, akuzohet se ka dëmtuar shtetin e Kosovës me mbi 24 mijë euro

Magazina
Të kapur dorë për dore, Dafina Zeqiri publikon imazhin romantik me të dashurin e ri

Të kapur dorë për dore, Dafina Zeqiri publikon imazhin romantik me të dashurin e ri

Magazina
Reagimi i mrekullueshëm dhe plot krenari i Rita Orës kur në ekran i shfaqet foto e Dua Lipës

Reagimi i mrekullueshëm dhe plot krenari i Rita Orës kur në ekran i shfaqet foto e Dua Lipës

Magazina
Si rrallë herë, Zayn Malik publikon foto të vajzës së tij në rrjetet sociale

Si rrallë herë, Zayn Malik publikon foto të vajzës së tij në rrjetet sociale

Magazina
Russell Brandin nuk e mbrojnë as shokët: Ai ka bërë gjëra vulgare dhe të çmendura

Russell Brandin nuk e mbrojnë as shokët: Ai ka bërë gjëra vulgare dhe të çmendura

Magazina
Kalo në kategori