LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Zgjedhjet e parakohshme kuvendare janë lajm i mirë

Aleanca për Shqiptarët: Zgjedhjet e parakohshme kuvendare janë lajm i mirë

Për Aleancën për Shqiptarët është lajm i mirë që do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare.

Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti në konferencë për shtyp tha se takimi i liderëve do të jetë mundësi për pajtueshmëri mes partive se si do të shkojë procesi zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Pas lajmit të djeshëm se nuk ka datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, sot është lajm i mirë se kryeministri Zaev ka dhënë deklaratë ku thotë se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare. Për ne si ASH është e pranueshme dhe e përshëndesim. Shpresojmë se takimi in nesërm i liderëve të partive politike do të arrijnë pajtueshmëri se si do të zbatohet i gjithë ky proces. Ne jemi të bindur se në shtet duhet të ketë legjitimit të ri ku forcat politike do të kenë kredibilitet të ndërmarrin përgjegjësi dhe se më shpejt të merret data, e cila në një farë mënyrë i dëshpëroi të gjithë qytetarët”, tha Bexheti.

Aleanca për Shqiptarët thotë se zgjedhjet e reja janë të mira edhe për ndryshimin e Qeverisë.

“Ne si ASH jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe me bindje do t’i mposhtim kundërshtarët politik, përkatësisht BDI-në”, tha Bexheti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori